Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi...
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje

P
Piranjat17 November 2026, 22:09 · 1 min lexim
EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa

Një operacion i posaçëm sigurie u zhvillua ditën e sotme në gjykatën e Reimsit në Francë, ku u paraqit shqiptari Edison Pula. Për shoqërimin e tij u angazhuan efektivë të specializuar të administratës penitenciare franceze (ERIS), për shkak të masave të larta të sigurisë që shoqërojnë rastin.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Pula dyshohet se drejtonte grupin kriminal shqiptar të njohur si 'Nikla' dhe akuzohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Sipas akuzave, objektiva të grupit kanë qenë biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe persona të njohur. Dëmi financiar i përllogaritur nga këto grabitje kap vlerën e mbi 1 milion eurove.

Pula ishte arratisur në vitin 2022 nga burgu i Trevisos në Itali, ndërsa u arrestua në Luksemburg në janar 2025. Paraqitja e tij në gjykatën e Reimsit këtë të martë lidhet me shqyrtimin e zgjatjes së masës së paraburgimit. Sakaq, hetimet dhe procedurat gjyqësore vijojnë, ndërsa akuzat ndaj tij mbeten për t'u shqyrtuar nga drejtësia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.