Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
INVESTIGIME

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës/ Piranjat zbulojnë mashtrimin!

P
Piranjat25 September 2026, 21:01 · 4 min lexim
Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës/ Piranjat zbulojnë

E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me titull “Reformimi i Sistemit të vendimmarrjes në Bashkimin Europian”, rezulton plagjiaturë.

I gjithë kapitulli 5 është i kopjuar.

Z. Balla e ka vjedhur informacionin nga një punim shkencor i “Qendrës për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit.

Dhe paradoksi më i madh është se, pas marrjes së titullit “doktor shkencash” me këtë disertacion, Balla ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, një pozicion kyç ky, pasi Shqipëria prezantohej në atë kohë në Europë me z. Balla.

Kapitulli i kopjuar i doktoraturës së ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, nis me këtë fjali: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimmarrjes në Bashkimin Europian.

Sugjerimet e mia në këtë reformë janë…”. Në fakt, sugjerimet që vijnë më poshtë janë marrë fjalë për fjalë nga artikulli i vitit 2009 që ai ka kopjuar:

1- “Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë ciklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendshme…"

2- “Institucione europiane më të përgjegjshme. Instrumenta rregullatorë më të mirë gjithmonë kanë ndihmuar për të forcuar përgjegjësinë e Komisionit, në lidhje me grupet e interesit”.

3- Procesi i bashkëvendosjes mund të bëhet më efikas përmes një përcaktimi më të qartë të roleve dhe përgjegjësive brenda institucioneve të përfshira. Roli i Komisionit në kryerjen e vlerësimeve të ndikimit gjatë gjithë procesit dhe përfshirja e hershme e Parlamentit në identifikimin e nismave strategjike janë shembuj të ideve që u përgjigjen këtyre nevojave.

4- Ne mund të zbatojmë një proces në të cilin të gjitha palët e interesuara janë të vetëdijshme për atë që po bëhet dhe pse.

Në CV-në e tij ai shkruan se ka përfunduar studimet doktorale dhe e ka mbrojtur tezën me vlerësim Magna Cum Laude.

Një frazë latine që nënkupton nderimin më të lartë, vlerësim i dhënë 11 vite më parë, që, po të ekzistonin instrumentet verifikuese të sotme, jemi të sigurt që nuk do t’i jepej asnjëherë.

Gjatë një përballjeje me gazetarin Freard Rista, z. Balla mohoi të kishte vjedhur doktoraturën e tij diku tjetër, duke e sfiduar gazetarin të bëjë verifikimet e duhura, verifikime të cilat janë bërë më herët./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.