Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” hetimet e tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj, u shpreh se ka patur persona të tjerë që janë pyetur dhe mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës.
“Narrativa e Veliajt është fokusuar te përpjekja për ta trajtuar veten si të përsekutuar politik. Nuk e besoj këtë, sepse kjo do të thotë të mbahet aty për aryse politike, pa vendim gjykate e me rradhë. Sa kohë flasim, ka një vendim gjyqësor për masën arrest me burg. Narrativa e zotit Ndreca dhe Veliaj, ka të bëjë me trajtimin e tij shëndetësor. Zoti Ndreca pretendon që zoti Veliaj nuk po lejohet të shkojë në spital, për të bërë një ndërhyrje në spital. Një i paraburgosur ka të drejtë të marrë trajtim të dinjitetshëm dhe kur burgu nuk e ofron këtë, duhet të shkojë në spital tjetër. Por çfarë mbetet e paqartë, pse Veliaj nuk e denoncoi pretendimin për kërcënim nga ana e kryeministrit.
Tjetra, çfarë do të sjellë hetimi i SPAK në raport me zotin Veliaj. Ka patur të tjerë personazhe të pyetur dhe të dhëna të tjera. Gjasat janë që mund të shkohet drejt një akuze të mundshme për inceneratorin e Tiranës.
Kjo ka qenë edhe kritikë që pse prokuroria nuk e ka hetuar.”- tha Lala.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim

Gjokutaj: SPAK, KLGJ, ILD dhe drejtësia konglomerat për të mbrojtur Irena Gjokën

U arrestua dhe qëllua me kallashnikov në moshën 16-vjeçare, historia e Gjergj Hanit dhe dy dënimeve në komunizëm

Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë

Nisin punimet nga Sheshi Shqiponja deri te Limuthi, devijohet një korsi

Revolta e 31-të studentore/ Qytetarët të bashkuar para Kryeministrisë ritheksojnë kërkesën për dorëheqje të Kryeministrit Edi Rama





