Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi...
BOTA

48-vjeçari shkatërron avionin ushtarak amerikan, 60 milionë dollarë dëme

Një shtetas irlandez, 48 vjeç, është akuzuar nga autoritetet amerikane se ka shkatërruar një avion ushtarak të Shteteve të Bashkuara në aeroportin Shannon të Irlandës, duke shkaktuar dëme prej të paktën 60 milionë dollarësh

P
Piranjat17 November 2026, 23:10 · 2 min lexim
48-vjeçari shkatërron avionin ushtarak amerikan, 60 milionë

Një shtetas irlandez, 48 vjeç, është akuzuar nga autoritetet amerikane se ka shkatërruar një avion ushtarak të Shteteve të Bashkuara në aeroportin Shannon të Irlandës, duke shkaktuar dëme prej të paktën 60 milionë dollarësh.

Sipas CNN, Daithi O’Corrain dyshohet se më 11 prill 2026 kaloi gardhin e sigurisë së aeroportit dhe hyri pa autorizim në një avion ushtarak amerikan të tipit C-130 Hercules.

Prokurorët amerikanë thonë se ai dëmtoi rëndë avionin, duke prerë kabllot elektrike dhe tubacionet hidraulike, si dhe duke shkatërruar instrumentet e kabinës së pilotimit. Ai dyshohet gjithashtu se përdori materiale gërryese dhe vendosi objekte metalike në rezervuarët e karburantit.

Sipas autoriteteve, sulmi ishte planifikuar prej muajsh. I dyshuari kishte studiuar strukturën e avionit, masat e sigurisë së aeroportit dhe kishte blerë mjete të posaçme për të shkaktuar dëme sa më të mëdha.

Dëmtimet ishin aq të rënda sa avioni nuk mund të riparohej dhe duhej të nxirrej përfundimisht jashtë përdorimit. O’Corrain u arrestua nga policia irlandeze pas incidentit. Ndërkohë, një juri e madhe në Nju Jork ka ngritur ndaj tij akuzën për shkatërrim të pronës së qeverisë amerikane.

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 10 vite burg. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende motivin e dyshuar të sulmit.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.