Kë takoi Ervis Martinaj në Vlorë para se ta rrëmbenin dhe ta ekzekutonin? Gazetari zbulon emrin

Prej 8 tetorit 2026 nuk ka asnjë gjurmë të Inez Hajrullës. Sipas informacioneve ai është rrëmbyer në Tiranë dhe ende nuk dihet fati i personazhit të njohur në botën e krimit në Vlorë.
I njohur edhe si “Ini i Çones”, Hajrulla kërkohet nga SPAK për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge. Gazetari Artan Hoxha ka thënë se ka qenë pikërisht Inez Hajrulla, kontakti i fundit i Vis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.
“I dogjën bazat atij. Në lumin e Vlorës, në zonën e Selenicës, në zonën... Dhe domethënë i goditën njerëzit rrotull dhe e lanë të vetëm, deri sa ai u rrëmbye në Tiranë dhe është zhdukur. Po që është rrëmbyer dhe është zhdukur.
Pra, identike ka ndodhur si me Vis Martinajn dhe në fakt ky ka qenë një nga njerëzit aleat të Vis Martinajt. Po, madje një nga lëvizjet e fundit që ka pasur Vis Martinaj para se ta rrëmbenin dhe ta vrisnin, ishte pikërisht fakti që kishte qenë në Vlorë te Inez Hajrulla. Me sa duket Inez Hajrulla ka kujtuar që Tirana është një xhungël kaq e madhe sa ti mund të humbësh, se Tirana është vërtet.
Por Tirana ka një problem tjetër, siç është një xhungël kaq e madhe ku ti mund të fshihesh, po kur ti je shumë i njohur dhe shumë i famshëm, janë të gjithë indikatorët që të nxjerrin zbuluar.
Dhe ty mund të të rrëmbejnë dhe ata që të kanë në qendër të vëmendjes, të të rrëmbejnë dhe ata të zhduken në xhungël e ti s'e gjen dot tani se çfarë ka ndodhur”, tha mes të tjerash Artan Hoxha.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lala: Si u bashkuan Çopja dhe Çela në “biznes”, ja ku ndryshojnë

Abilekaj: Krimi i organizuar punon për pushtetin, jo për protestën. Policia dhe bandat janë në paqe

EMRI/ Prej 3 ditësh nuk kishin asnjë informacion, gjendet e vdekur e moshuara

Situatë problematike në Pukë, prej orësh pa energji elektrike, disa akse rrugore të bllokuara

Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para

Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në qeli, kapet i dënuari Alfred Hoxha

Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë/ Ndreca: Nëse s’kurohet ka pasoja, do mbahet përgjegjësi

Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës




