Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste... Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvend... Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale McAllister ngre shqetësimin për Shqipërinë: Qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pusht... Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët Kush është Michael Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë? Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarak... Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër Alimehmetit! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
POLITIKE

Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po bllokon qëllimisht nismat ligjore të opozitës, duke i mbajtur ato në sirtar dhe pa u caktuar një datë për shqyrtim. Këlliçi kërkoi përfshirjen në rendin e ditës dhe votimin e paketës me katër nisma

P
Piranjat11 November 2026, 09:51 · 6 min lexim
Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po bllokon qëllimisht nismat ligjore të opozitës, duke i mbajtur ato në sirtar dhe pa u caktuar një datë për shqyrtim.

Këlliçi kërkoi përfshirjen në rendin e ditës dhe votimin e paketës me katër nisma, që parashikojnë shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjin për Paketën e Maleve dhe disa dispozita të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Duke u ndalur te Investimet Strategjike, ai deklaroi se pas 11 vitesh zbatim, 98% e kontratave u përkasin pesë oligarkëve dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar, ndërsa vetëm 2% lidhen me investitorë të huaj, mes të cilëve, sipas tij, edhe dy miq personalë të kryeministrit Edi Rama.

Këlliçi e lidhi bllokimin e nismave me problematikat e evidentuara në Raportin e Komisionit Evropian, duke akuzuar mazhorancën për dobësimin e kontrollit parlamentar, cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pjese nga fjala:

Belind Kellici: Po vërej sërish se nismat e opozitës vazhdojnë të mbeten pa një datë shqyrtimi. Kjo do të thotë se ju po vijoni me të njëjtën sjellje të vjetër: duke mbajtur në sirtar çdo nismë të opozitës dhe duke mos i marrë ato në konsideratë.

Po jua rikujtoj edhe një herë se bëhet fjalë për një paketë të plotë ligjore, e cila përfshin:

1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.

2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.

4. Shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Këto nisma po i mbani peng. Ato duhej të ishin pjesë e seancës me te parë parlamentare.

Dhe dua ta theksoj qartë: këto nuk janë thjesht nisma të Partisë Demokratike. Ato pasqyrojnë kërkesa të drejtpërdrejta të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe lidhen drejtpërdrejt me kushtet për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Sepse është tashmë e qartë se këto ligje janë problematike, favorizuese, të lidhura me interesa korruptive dhe në kundërshtim me normat demokratike dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Në të gjitha këto ligje gjendet i njëjti model: përdorimi i ligjit për të vënë pronën, territorin dhe pasuritë publike në funksion të interesave private. Një model që ushqen favorizimin, zhvatjen dhe pasurimin e paligjshëm, ndërsa shoqërohet me korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Dua të ndalem veçanërisht te Ligji për Investimet Strategjike.

Pas 11 vitesh zbatim, është faktuar tashmë se 98% e kontratave të përfituara përmes këtij ligji u përkasin pesë oligarkëve dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar, të cilët kanë marrë statusin e investitorit strategjik. Ndërkohë, vetëm 2% e vendimeve jane per investitor te huaj, dhe edhe këta janë dy njerez të afert kryeministrit Edi Rama.

Pa përmendur këtu faktin se ky ligj është përdorur si instrument për pastrimin e parave të pista, veçanërisht në sektorin e ndërtimit ne bregdet.

Prandaj, zoti Kryetar, është detyrimi juaj që këto nisma t’i përfshini në rendin e ditës dhe, madje, të dilni garant që ato të shqyrtohen dhe të votohen në Parlament.

Pse po e bëj këtë thirrje pikërisht sot?

Sepse kjo mbledhje vjen vetëm pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian. Një raport që nxin Shqipërinë dhe, fatkeqësisht, në këtë tablo të errët përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Ndër problematikat e shumta, Raporti i Komisionit Evropian evidenton dobësimin e kontrollit parlamentar. Dhe për këtë, zoti Kryetar, ju mbani përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Nuk mund të ketë demokratizim dhe as përparim në procesin e integrimit evropian, kur mazhoranca, në shkelje të rregullave, ligjit dhe vetë Kushtetutës, e trajton Kuvendin si një institucion njëpartiak, ku vendimmarrja përcaktohet vetëm nga numrat dhe jo nga respektimi i Kushtetutës, ligjit dhe rregullores parlamentare.

Raporti evidenton qartë:

Mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
Shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Dhe këto janë vetëm disa prej problematikave të shumta që evidenton raporti.

Prandaj, të nderuar kolegë,

Kthejeni këtë institucion në shinat e kushtetutshmërisë! Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të Partisë Socialiste.

Ju nuk mund t’i trajtoni institucionet e këtij vendi si pronë private. Nuk mund t’i përdorni ato sipas interesave tuaja politike dhe as të përjashtoni opozitën nga funksionimi normal i institucioneve kushtetuese.

E keni bërë këtë dhe për këtë arsye keni humbur besimin e qytetarëve. E keni bërë këtë dhe për këtë arsye keni marrë urrejtjen e studentëve. E keni bërë këtë duke menduar se pushteti dhe institucionet janë pronë e juaja.

Por institucionet nuk janë pronë e askujt.

Dhe fundi politik i kësaj mënyre qeverisjeje tashmë dihet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.