Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër Alimehmetit! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA bllokon përpjekjen për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth Sa i kushton ekonomisë shqiptare një ditë grevë? Në Europë, humbjet arrijnë deri në 2.5 miliardë euro Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari
POLITIKE

Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër Alimehmetit!

P
Piranjat11 November 2026, 08:28 · 4 min lexim
Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se PD nuk po e kupton akoma se çfarë ka ndodhur në shoqërinë shqiptare që prej nisjes së protestave të flamingove dhe ideja për të nxjerrë një kandidat si Alimehmeti për Tiranës, tregon mykjen që ka kjo parti.

Bushati tha se PD po të nxjerrë kandidatë nga brenda saj, nuk ka asnjë shans dhe rrezikon të shuhet si opozitat në Hungari dhe në Serbi.

“Mendoj se PD po tregon një keqkuptim të madh, që nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodh në Shqipëri këto 6 muaj, fare. Hidhet emri i një doktori të respektuar, Alimehmeti. Dhe në mentalitetin e mykur të PD-së, duket sikur PD po u hap deri te të moderuarit e vet, i ka bërë nder shoqërisë. Sot të moderuarit e PD-së, duken të papranueshëm për shoqërinë, e cila e ka tejkaluar opozitën e vjetër me revolucionin e flamingove.

Pra, që PD të mos jetë me mendësinë e mykur të fillimit të revolucionit të flamingove, kur thoshte janë sorosistë që duan të pengojnë investimin më të madh në Shqipëri, jemi për gjinitë dhe jo për protestën, që të mos jetë në të njëjtin mentalitet, PD nuk duhet të hapet te doktor Alimehmeti, por duhet të propozojë figura të protestës, ka plotë mjekë, inxhinierë, ata që i kanë prirë protestave dhe demonstratave. Nëse PD nuk do të dijë të hapet ndaj zhvillimit që shoqëria ka prodhuar, rrezikon të përfundojë si opozita e Orbanit në Hungari apo e Vuçiç në Serbi që u asgjësuan fare.

Binaj është në të drejtën e vet të kandidojë. Nuk kisha ndonjë simpati të madhe edhe kur kandidoi, por mendoj se në një situatë siç mund të precipitojë deri në 9 maj, edhe Binaj mund të dalë sipër kandidatit të PD, nëse PD mbetet e mbyllur brenda kullës së saj.

Unë nuk them të marrin dikë nga protesta, sepse protesta nuk janë si pleniumet e studentëtve në Serbi. Por nëse PD, që e ka shumë të vështirë, por nëse PD nxjerr si ikonë të fushatës së vet, dikë që ka identikitin e njerëzve të protestës, e shohin si të ngjashmin e tyre dhe jo të ngjashmin e pushtetit të vjetër, kjo mund të sjellë një ndryshim. Kjo kërkon nga PD që të mos çojë atje një njeri që do ti bindet nesër Saliut dhe Flamurit. Vetëm nëse PD është gati të bëjë këtë vetë-sakrifikim mund të ketë një lloj suksesi. Ndryshe do të ketë fatin e opozitave si në Serbi dhe Hungari. Ti servirë atyre qytetarëve që ishin me protestën, njeriun e tyre të ngjashëm.

Nëse PD thotë do të vetë-sakrifikohem dhe nuk do të vë kandidat me teser partie, do të marr njerëz nga ky revolucion, vetëm kjo mund ta bëjë të pranueshëm për qytetarët”, deklaroi Bushati.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.