Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët Kush është Michael Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë? Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarak... Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër Alimehmetit! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA bllokon përpjekjen për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth Sa i kushton ekonomisë shqiptare një ditë grevë? Në Europë, humbjet arrijnë deri në 2.5 miliardë euro Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri 
POLITIKE

Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët

P
Piranjat11 November 2026, 09:05 · 1 min lexim
Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike

Këtë mëngjes, përpara godinës së Kryeministrisë, sofra e gurtë që prej javësh shërbente si simbol i ftesës së Edi Ramës për dialog me studentët protestues, është e zbrazët.

Në vend të letrave me mbishkrimin “DIALOG” që zakonisht vendoseshin mbi të, sot duket vetëm struktura tetëkëndëshe prej betoni, e lagur nga shiu, me një cigare të hedhur pranë. Asnjë fletë, asnjë mesazh.

Kjo është ndryshimi i parë i dukshëm pas ditëve të gjata kur Rama përsëriste çdo mëngjes ftesën përmes “sofrës së gurtë”. Sipas mediave, që nga 8 nëntori kryeministri ka ndaluar vendosjen e letrave dhe është orientuar drejt platformës online “Fol me Kryeministrin”, duke e paraqitur atë si formën e re të komunikimit.

Studentët, nga ana e tyre, kanë refuzuar vazhdimisht dialogun dhe kanë këmbëngulur në kërkesën e tyre të vetme: dorëheqjen e kryeministrit. Sot pritet të ketë sërish protestë.

Imazhi i sofrës së zbrazët është bërë simboli i momentit: ftesa fizike u hoq, por tensioni mes qeverisë dhe studentëve mbetet./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.