Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarak... Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër Alimehmetit! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA bllokon përpjekjen për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth Sa i kushton ekonomisë shqiptare një ditë grevë? Në Europë, humbjet arrijnë deri në 2.5 miliardë euro Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter
BOTA

Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarake

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, është larguar nga banesa e tij dhe është vendosur në një bazë ushtarake, pas kërcënimeve ndaj jetës së tij nga Irani. Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “The New York Times”, e cila citon burime të njohura me çështjen. Sipas raportimit, vendimi për t’u larguar nga shtëpia është […]

P
Piranjat11 November 2026, 08:55 · 3 min lexim
Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, është larguar nga banesa e tij dhe është vendosur në një bazë ushtarake, pas kërcënimeve ndaj jetës së tij nga Irani. Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “The New York Times”, e cila citon burime të njohura me çështjen.

Sipas raportimit, vendimi për t’u larguar nga shtëpia është marrë për arsye sigurie, ndërsa ende nuk dihet se sa serioz është niveli i kërcënimit ndaj zyrtarit të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.

Shqetësimet për sigurinë e zyrtarëve amerikanë janë shtuar pasi Irani ka intensifikuar përpjekjet për të shënjestruar personelin ushtarak dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane. Një dokument i brendshëm i një zyrtari të administratës Trump, përgjegjës për çështjet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, i siguruar nga Reuters në tetor, paralajmëronte se planet iraniane për sulme ndaj amerikanëve kishin arritur në faza të avancuara.

Megjithatë, sipas “New York Times”, administrata Trump vlerëson se aftësitë e Iranit për të organizuar sulme në shkallë të gjerë në territorin amerikan apo në vende të tjera janë mjaft të kufizuara. Nga ana tjetër, Teherani ka mohuar vazhdimisht se ka plane për të sulmuar zyrtarë apo qytetarë amerikanë në territorin e SHBA-së.

 

Departamenti i Thesarit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për një koment lidhur me raportimin.

Scott Bessent është një prej figurave kryesore të strategjisë ekonomike të administratës Trump kundër Iranit, duke qenë në krye të fushatës së ashtuquajtur të “presionit maksimal”, përmes sanksioneve dhe masave ekonomike ndaj Republikës Islamike.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur lufta, e nisur më 28 shkurt me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ka shkaktuar pasoja të rënda në rajon. Bombardimet në Iran dhe ofensiva izraelite në Liban kanë shkaktuar mijëra viktima dhe kanë detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Mes viktimave të sulmeve të para ishin edhe zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.