Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
POLITIKE

“Del edhe emri i kryeministrit”, Llabani: Në 7 telefonat e Agasit ka shumë biseda, kemi parë vetëm majën e ajsbergut

P
Piranjat10 November 2026, 22:49 · 4 min lexim
“Del edhe emri i kryeministrit”, Llabani: Në 7 telefonat e

Gazetarja Anduena Llabani ka ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e hetimeve për dosjen e AKSHI-t, duke u ndalur te masat e sigurisë të vendosura nga SPAK dhe numri i ulët i tyre që janë ekzekutuar.

Llabani deklaroi se, sipas një deklarate të mëparshme të ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, në dosjen e AKSHI-t ishte ekzekutuar vetëm 10% e masave të sigurisë.

Ajo ngriti pyetjen se kush po e pengon SPAK-un të shkojë te personat e tjerë të përfshirë në hetim, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e tjetërsimit të provave dhe pasurive apo intimidimit të personave të tjerë gjatë kësaj kohe.

Llabani theksoi se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te tenderat dhe ndikimi i personave të përfshirë në përdorimin e parave publike, por duhet të shtrihen edhe te elementë të tjerë që lidhen me sigurinë kombëtare dhe faktorin ndërkombëtar.

“Nëse do t'i referohemi një deklarate të Altin Dumanit, masat e sigurisë në mos gaboj janë bërë në dhjetor të vitit 2025. Ku janë lëshuar disa masa sigurimi, në mos gaboj janë lëshuar tetë masa sigurimi, gjashtë janë ekzekutuar dhe dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kanë qenë persona të shpallur në kërkim. Në deklaratën e Dumanit disa kohë më parë u fol që në dosjen e AKSHI-t kemi ekzekutuar vetëm 10% të masave të sigurisë. Tani këtu lind pyetja: Kush po e pengon SPAK-un për të kryer dhe për të shkuar tek personat e tjerë?

 A do të shërbejë kjo kohë apo a ka shërbyer kjo kohë për të tjetërsuar provat, pasuritë apo për të intimiduar personat e tjerë të cilët janë të përfshirë? Ku shkojnë këto pasuri që janë vënë në emër të personave në fjalë, të zyrtarëve të lartë le të themi, se edhe zoti Agasi nuk është se vjen nga një background i panjohur. Ka qenë biznesmen, ka qenë punonjës i shtetit, ka qenë edhe një njeri i cili kohët e fundit pati edhe emërtimin si eminenca gri”, tha ajo.

Sipas saj, çështja ka marrë përmasa më të gjera se ato ekonomike, pasi dyshohet se në të janë prekur edhe interesa të sigurisë kombëtare.

Duke iu referuar zhvillimeve pas arrestimit të Ergys Agasit, gazetarja tha se janë zhbllokuar shtatë telefona celularë që i përkisnin atij, ku, sipas burimeve të saj, gjenden komunikime të shumta.

“Ne kemi parë vetëm majën e ajsbergut”, u shpreh Llabani, duke lënë të kuptohet se komunikimet e zbuluara mund të hedhin dritë mbi zhvillime të tjera të dosjes, përfshirë dhe kryeminsitrin.

“Veç faktit që SPAK-u i ka, i ka zbërthyer dhe i ka komunikimet, flitet që ka edhe politikanë shumë të lartë, që kanë komunikuar dhe ne për sa kohë dimë që ka qenë njeriu më i besuar i kryeministrit, do të thotë që ai ka qenë dhe njeriu që bënte lidhjet për pjesën më të madhe jo vetëm të bizneseve, por edhe të parasë që qarkullonte në vend. A del kryeminsitri aty? Patjetër që po”, u shpreh ajo më tej. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.