Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvend... Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale McAllister ngre shqetësimin për Shqipërinë: Qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pusht... Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët Kush është Michael Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë? Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarak... Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital Binaj apo Alimehmeti? Bushati: Binaj mund të dalë sipër Alimehmetit! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA bllokon përpjekjen për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth Sa i kushton ekonomisë shqiptare një ditë grevë? Në Europë, humbjet arrijnë deri në 2.5 miliardë euro
POLITIKE

Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvendi nuk mund të bëhet noter i dhunës shtetërore!

Përplasje të forta dhe debate me tone të ashpra janë shënuar në Konferencën e Kryetarëve, ku deputeti i PL Tedi Blushi ka kërkuar tërheqjen urgjente të akteve normative që lidhen me reagimin ndaj protestave të studentëve. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës, Blushi deklaroi se futja e këtyre akteve në kalendarin parlamentar dëshmon vullnetin për […]

P
Piranjat11 November 2026, 09:48 · 3 min lexim
Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e

Përplasje të forta dhe debate me tone të ashpra janë shënuar në Konferencën e Kryetarëve, ku deputeti i PL Tedi Blushi ka kërkuar tërheqjen urgjente të akteve normative që lidhen me reagimin ndaj protestave të studentëve.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës, Blushi deklaroi se futja e këtyre akteve në kalendarin parlamentar dëshmon vullnetin për të vijuar qeverisjen përmes dhunës.

“Futja në kalendar e këtyre akteve dëshmon se doni të vazhdoni të qeverisni nëpërmjet dhunës. Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeagjenda e këtij Kuvendi nuk mund të jetë dhuna, por kërkesat legjitime të studentëve”, u shpreh Blushi.

Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e drejtuesve të Kuvendit, duke theksuar se dhuna ndaj studentëve po dënohet edhe nga eurodeputetë, ndërsa, sipas tij, kryetari i Kuvendit nuk ka reaguar.

 

“Po dëshmoni jo vetëm se jeni përgjegjës për krizën, por edhe nxitës të përshkallëzimit të saj”, deklaroi Blushi.

Në vijim, ai përdori tone edhe më të ashpra ndaj shumicës parlamentare, duke e cilësuar futjen e akteve normative si dëshmi të natyrës së saj dhe duke akuzuar mazhorancën se kërkon të qeverisë me forcë.

“Futja e akteve normative dëshmon natyrën kriminale të kësaj shumice që kërkon të qeverisë me shkopinj e plumba gome”, tha ai.

Debati u zhvendos më pas te Reforma Zgjedhore, ku Blushi u përplas drejtpërdrejt me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai e akuzoi këtë të fundit se, me qëndrimin e tij ndaj reformës, ka dëshmuar se me Edi Ramën nuk mund të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Me qëndrimin tënd për Reformën Zgjedhore provove se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, iu drejtua Blushi-Ballës.

Përplasja u shoqërua edhe me akuza të forta, teksa Blushi e cilësoi Ballën si “një provokator të ulët që mbron në Kuvend interesat e klaneve kriminale”.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, Blushi kërkoi që agjenda e komisionit të përqendrohet në tri çështje kryesore: hapjen 100% të listave zgjedhore, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli.

“Kryeagjenda e Komisionit të Reformës të jetë vetëm hapja 100% e listave, Qeveria Teknike dhe President nga populli”, theksoi ai.

Blushi kundërshtoi modelin e përzgjedhjes së deputetëve nga kryetarët e partive, duke kërkuar që përfaqësuesit në Kuvend të marrin mandatin drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve.

“Boll më me deputetë të emëruar nga kryetarët e partive. Duhet t’i zgjedhë populli”, përfundoi Blushi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.