Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha, ish-agjenti i FBI-së përdori ChatGPT për të nisur një jet... Detaje/ I shpallur në kërkim për vrasje në 2023, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër! E pëson edhe shoku i tij... NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen vetëm kur të ketë nevojë SPAK kërkon ekstradimin menjëherë në Shqipëri të "Sakatit", i përfshirë në goditjen e Lulzim Mashës “Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet! EMRAT/ Përleshje me thikë në burgun e Durrësit, një i plagosur “AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët
BOTA

Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha, ish-agjenti i FBI-së përdori ChatGPT për të nisur një jetë të re në Portugali

Një ish-agjent i FBI-së në SHBA ka pranuar fajësinë për përvetësimin e rreth 2.47 milionë dollarëve në kriptomonedha, duke shfrytëzuar aksesin që kishte në sistemet e hetimeve federale. Patrick Steven Yarock, 37 vjeç, i cili kishte për detyrë të luftonte krimin, përdori informacionet konfidenciale të hetimeve për të transferuar ilegalisht asetet dixhitale dhe për të […]

P
Piranjat16 November 2026, 09:40 · 4 min lexim
Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha,

Një ish-agjent i FBI-së në SHBA ka pranuar fajësinë për përvetësimin e rreth 2.47 milionë dollarëve në kriptomonedha, duke shfrytëzuar aksesin që kishte në sistemet e hetimeve federale. Patrick Steven Yarock, 37 vjeç, i cili kishte për detyrë të luftonte krimin, përdori informacionet konfidenciale të hetimeve për të transferuar ilegalisht asetet dixhitale dhe për të fshehur gjurmët e parave.

Por ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë çështje është plani i tij për t’u larguar nga SHBA-ja dhe për të nisur një jetë të re në Evropë. Për këtë qëllim, ish-agjenti përdori ChatGPT-në, të cilës i kërkoi këshilla për investimet dhe për vendin më të përshtatshëm në Bashkimin Evropian ku mund të vendosej. Mes sugjerimeve ishte Portugalia, ku ai mendonte të blinte edhe një vresht.

Sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Yarock punoi në zyrën e FBI-së në Boston nga viti 2017 deri në fillim të vitit 2025. Gjatë kësaj periudhe, ai ishte pjesë e një ekipi që hetonte kërcënimet nga shtetet e huaja. Në shkurt të vitit 2025, ai u transferua në Drejtorinë e Kundërzbulimit dhe Spiunazhit, duke ruajtur aksesin në sistemet elektronike që përmbanin kredencialet e portofoleve të kriptomonedhave të sekuestruara ose të lidhura me hetimet federale.

Duke shfrytëzuar këtë akses, ai arriti të transferonte në mënyrë të paligjshme kriptomonedha që u përkisnin personave nën hetim. Skema dyshohet se ishte vënë në zbatim që në dhjetor 2024 dhe përfshinte rreth 100 transferta të paligjshme, të lidhura me 35 hetime të ndryshme.

 

Për të fshehur origjinën e parave, ish-agjenti i konvertoi asetet dixhitale në kriptomonedha të tjera dhe kreu një seri transaksionesh për ta bërë më të vështirë gjurmimin e tyre. Një pjesë e shumës u transferua në llogaritë e tij bankare dhe u përdor për të shlyer detyrime personale, përfshirë borxhe të kartave të kreditit, pagesa të automjetit dhe kredi të tjera.

Ndërkohë, ai kishte nisur të planifikonte largimin drejt Evropës. Në bisedat me ChatGPT-në, Yarock kërkoi mënyra për të maksimizuar fitimet nga investimet dhe për të identifikuar vendin më të mirë për të jetuar në BE. Portugalia ishte një prej alternativave të sugjeruara, ndërsa mes mundësive të shqyrtuara ishte edhe blerja e një vreshti.

Planet nuk mbetën vetëm në nivelin e kërkimeve online. Më 15 qershor 2026, Yarock autorizoi avokatë në Portugali që ta përfaqësonin pranë autoriteteve tatimore dhe doganore. Ai synonte të regjistrohej në sistemin tatimor portugez, të pajisej me numër identifikimi tatimor dhe të fitonte akses në platformën elektronike të administratës tatimore. Gjithashtu, kishte planifikuar një udhëtim drejt Portugalisë në shtator 2026.

Departamenti amerikan i Drejtësisë thekson se veprimet e ish-agjentit nuk shkaktuan vetëm humbje financiare, por rrezikuan edhe hetime që përfshinin organizata kriminale dhe aktorë të huaj shtetërorë. Përvetësimi i kriptomonedhave kompromentoi gjithashtu burime dhe metoda të përdorura nga FBI-ja në hetimet penale dhe operacionet e kundërzbulimit.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.