Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut
Lideri i Partisë Demokratike deklaroi gjatë një deklarate për mediat para godinës në SPAK se, ‘kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që...

Lideri i Partisë Demokratike deklaroi gjatë një deklarate për mediat para godinës në SPAK se, ‘kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut’.
Berisha: Aty ndodhej busti i Irena Gjokës.
Kisha parë, nuk kisha parë, por si kësaj here nuk kisha konstatuar këto që pashë tani.
Kjo për vajbin tuaj të mëngjesit.
Tani kalojmë tek materia, tek lënda.
Erdha me kërkesën e SPAK-ut, i cili bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i të cilës jam unë, kishte kërkuar të pyetem pasi nuk isha pyetur asnjëherë si kallëxues nga Spak-u i partisë.
Së pari deklaroj se në të gjithë jetën time, ky është kallëzimi i parë që unë kam bërë ndaj një personi.
Ky kallëzim nuk ka asgjë personale, por ky kallëzim synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut.
Që përbën turpin e zyrtarit.
Që përbën turpin e juristit.
Turpin e gjykatësit.
Ndëshkimin e një njeriu që arriti t’u bëjë në qafë kukumalen të gjitha institucioneve të drejtësisë të këtij vendi, të cilat u garantoj se njëlloj si Irena do të paditen për papërgjegjshmërinë e tyre në rastin e Irenës me 5 mbiemra.
Po pse Irena përbën turpin e njeriut, turpin e zyrtarit dhe punonjësit, turpin e juristit, të gjyqtarit e me radhë?
Sepse Irena me katër mbiemra është person i cili ka të vërtetuara dy dëbime nga vendi fqinj.
Ka të vërtetuara dy falsifikime.
Ka të vërtetuar një dënim penal.
Ka të vërtetuar falsifikimet e të gjitha formularëve në të cilët kjo nuk i ka pasqyruar këto dënime
Formularit të dekriminalizimit, formularit të vetingut dhe formularit të emërimit si kryetare e gjykatës.
Lexo edhe
POLITIKE
Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje

‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur

Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ermal Nufi refuzon të bëjë transparencë për KAYO

Murrizi: Rama qeveris me telefonata dhe urdhra, ministrat kanë frikë! Çfarë fshihet pas përplasjes me Veliajn!?





