Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve... Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia Rruga pranë spitalit në Lezhë e degraduar/ Gurë, mbetje dhe kanali kullues jashtë funksionit FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte vrasje me pagesë Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut... Papa Leon XIV rikthehet në Peru pas dekadash, mijëra qytetarë e presin në rrugët e Limës Investigimi/ 280 paund në ditë për kokainën, skema e rekrutimit të shqiptarëve nga mafia në Britani Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsion Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje... Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet, emigracioni largon të rinjtë Ekzekutohet pranë Parlamentit Europian i riu shqiptar Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha
AKTUALITET

FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte vrasje me pagesë

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me

P
Piranjat12 November 2026, 10:59 · 3 min lexim
FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me larje hesapesh në botën e drogës.

Viktima u qëllua për vdekje mbrëmjen e 12 tetorit, në zonën e Ixelles, pranë Parlamentit Europian.

Sipas mediave belge, ndaj tij u qëlluan shtatë ose tetë plumba, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Shqiptari humbi jetën në korridorin e një pallati, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Ngjarja ka marrë një tjetër zhvillim pas hetimeve për vrasjen e oficerit të policisë Nordine El Talbi, 41 vjeç, i cili u ekzekutua disa orë më vonë në zonën e Jette. Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetuesit tashmë dyshojnë se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona.

Fillimisht, Prokuroria e Brukselit kishte deklaruar se nuk kishte prova për një lidhje mes dy ngjarjeve, por pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar hetuesit të zbulojnë një pistë të re. Shqiptari nuk rezultonte me precedentë penalë në Belgjikë.

Megjithatë, burime të cituara nga mediat vendase dyshojnë se ekzekutimi lidhet me përplasjet në botën e drogës dhe mund të ketë qenë një vrasje me pagesë.

Pas atentatit në Ixelles, autorët dyshohet se kanë grabitur një automjet Volkswagen T-Cross në Tubize. Rreth mesnatës, ata u pikasën nga oficeri El Talbi dhe kolegët e tij në zonën e Jette. Kur polici iu afrua automjetit për kontroll, personat brenda hapën zjarr, duke e goditur për vdekje në kokë.

Sipas prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, në automjet ndodheshin pesë persona. Pas vrasjes, ata braktisën tri pistoleta pranë makinës dhe u larguan në këmbë.

Në kuadër të hetimeve, katër të dyshuar u arrestuan jashtë Belgjikës: tre në Almeria të Spanjës dhe një në Paris. Njëri prej tyre është i mitur. Të katër janë ekstraduar në Belgjikë, ndërsa dy persona të tjerë ishin arrestuar fillimisht nga policia vendase.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e atentatit ndaj shqiptarit dhe lidhjen e tij me vrasjen e oficerit belg.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.