Kiara Tito e ftuara e radhës në "Live me Luizin"?

Një mesazh i shkurtër nga Kiara Tito ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, veçanërisht për fjalët që moderatorja ka zgjedhur të ndajë publikisht për bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli.
Gjatë një rubrike pyetje-përgjigje në Instagram, Kiara është pyetur për ndjesinë që ka kur sheh Luizin të shprehë hapur dashurinë dhe krenarinë për të. Përgjigjja e saj nuk ka ardhur përmes një mesazhi të zakonshëm, por me një fotografi romantike ku shfaqet duke e puthur në faqe këngëtarin.
Bashkangjitur fotos, ajo ka shkruar: “E lumtur dhe krenare për burrin tim. Gjithçka e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e ka mënyrën e saj për të vepruar.”
Fjalët e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re, sidomos përmendja e karmës, që i ka dhënë përgjigjes një tjetër nuancë përtej dedikimit të dashurisë.
Kurioziteti i ndjekësve nuk është ndalur këtu. Një prej tyre ka dashur të dijë nëse Kiara do të ulet përballë Luizit në emisionin e tij, duke e pyetur nëse do të ketë një pjesëmarrje në rubrikën “Përballje titanësh”.
Kësaj pyetjeje moderatorja i është përgjigjur vetëm me emoji, pa dhënë asnjë detaj më shumë. Për momentin, mbetet mister nëse Kiara do të jetë pjesë e emisionit të Luizit, apo nëse kjo ide do të mbetet thjesht një dëshirë e ndjekësve.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Larg kamerave, Neslihan Atagül zbulon një tjetër talent të saj

Ylli i “The Little Rascals” kërkon ndihmë financiare, familja jeton në një furgon kampingu

“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nervat...

Nga mafia në politikë/ Shqiptari John Alite sërish nën akuza! Në telashe edhe i biri, zbulohen armë e para

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur





