Larg kamerave, Neslihan Atagül zbulon një tjetër talent të saj

Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül Doğulu ka zbuluar një tjetër pasion përtej aktrimit, duke iu përkushtuar kësaj here botës së letërsisë për fëmijë. Ajo ka publikuar librin e saj të parë për të vegjlit, me titullin “There's a Disaster in This House” (Një Afet në këtë shtëpi).
I publikuar këtë të hënë nga shtëpia botuese Elma Publishing, libri rrëfen historinë e Afet, një qenushje kureshtare, të dashur dhe paksa tekanjoze, e cila përpiqet të përshtatet me shtëpinë dhe familjen e saj të re.
E ilustruar nga Merve Ergenoğlu, historia vjen përmes syve të protagonistes me katër putra, e cila prezantohet me humor: “Përshëndetje, unë jam Afet. Nëse jam vërtet një katastrofë, siç sugjeron emri im, këtë do ta vendosni ju”.
Ky projekt shënon një kapitull të ri për Neslihan Atagül, e cila ka marrë një pauzë nga aktrimi pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj. Ndërkohë, aktorja po përgatitet të rikthehet në ekran me serialin e ri “The Irony of Fate”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ylli i “The Little Rascals” kërkon ndihmë financiare, familja jeton në një furgon kampingu

“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nervat...

Nga mafia në politikë/ Shqiptari John Alite sërish nën akuza! Në telashe edhe i biri, zbulohen armë e para

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur

Mbi 800 objekte personale të Princeshë Dianës, koleksionistja amerikane zbulon historinë pas koleksionit milionësh

Ori Nebijaj flet për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer sepse...

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të ishte film nëse…

Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, është i dashuruar me një spiune kineze. Një "kurth mjalti" kundër mbretit të mikroçipave?





