Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

Klodiana Lala zbardh detaje nga hetimet e SPAK për skandalin e SHISH: Verifikohen llogaritë e Vlora Hysenit, letërporosi drejt Kosovës dhe Gjermanisë

P
Piranjat 9 November 2026, 22:42 · 2 min lexim
Klodiana Lala zbardh detaje nga hetimet e SPAK për skandalin e SHISH:

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi hetimet e SPAK lidhur me çështjen e SHISH dhe dyshimet për përfshirjen e drejtueses Vlora Hyseni në një çështje korrupsioni. Lala deklaroi se SPAK po verifikon nëse shumat e dyshuara lidhen me para të përfituara nga aktiviteti kriminal në AKSHI, si dhe nëse në këtë çështje janë të përfshirë edhe familjarë të Hysenit.

Sipas gazetares, prokuroria ka nisur letërporosi drejt Kosovës dhe Gjermanisë për të verifikuar lëvizjet në llogaritë bankare. Ajo bëri të ditur se po merren në pyetje persona të ndryshëm, ndërsa për dy transfertat bankare, Orest Sota ka pretenduar se ato lidhen me një projekt.

Gazetarja theksoi se përtej hetimit ndaj emrit të Vlora Hysenit, një tjetër çështje që kërkon përgjigje është situata në SHISH dhe ndikimi që këto zhvillime mund të kenë pasur në institucion.

“SPAK ka dyshime që mund të jenë para të përfituara nga aktiviteti kriminal në AKSH dhe për këtë arsye është duke hetuar rolin e zonjës Hyseni, nëse është e përfshirë në veprën penale të korrupsionit dhe po ashtu edhe familjarë të saj.

Janë nisur letërporosi drejt Kosovës dhe drejt shtetit gjerman për të verifikuar të gjitha lëvizjet e llogarive. Janë duke u pyetur personat, për dy transferta zoti Orest Sota kanë pretenduar që kanë të bëjnë me një projekt. 

Dyshimet janë për momentin të tilla. Përtej emrit të Vlora Hysenit duhet të na shqetësojë se ku ka përfunduar SHISH, sa dëm i është shkaktuar vendit? Përse kryeministri nuk ka ende një kandidaturë konkrete për ta vënë në krye të SHISH? Sot zoti Rama do duhet të ketë një kandidaturë”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.