Presidenti Begaj në Strugë, viziton fshatin ku luftoi Skënderbeu dhe shkollën shqipe: Trashëgimia kulturore dhe arsimi, pasuri që duhen ruajtur

Presidenti Bajram Begaj ka shfrytëzuar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut për të vizituar edhe komunitetin shqiptar në Strugë, ku në fokus të takimeve ishin ruajtja e identitetit kombëtar, arsimi në gjuhën shqipe dhe bashkëpunimi ekonomik ndërkufitar.
Begaj, i cili ndodhet në Ohër për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, u takua këtë të enjte me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, përfaqësues të forcave politike dhe banorë të qytetit.
Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Strugës me bashkitë kufitare për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në sektorin e turizmit.
Vizita nuk u kufizua vetëm te takimet me drejtuesit vendorë. Begaj u ndal në fshatin Livadhi, ku nderoi kujtimin e betejës së Gjergj Kastriotit dhe vizitoi muzeun e zonës, ndërsa në shkollën fillore “Aki Dika”, ku prej dekadash mësohet në gjuhën shqipe, takoi mësues dhe përfaqësues të komunitetit.
Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar ndër breza.
Pjesë e vizitës ishte edhe ura e drurit “Naser Hani” mbi lumin Drini i Zi.
Lexo edhe
POLITIKE
Koka: Korrupsionin dhe krimin e organizuar e pranon edhe ambasada e SHBA...

Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata vendosi ta shqyrtojë çështjen ...

Nurellari: Pas ‘muajit të mjaltit’, Brukseli do të shtojë presionin ndaj qeverisë Rama

Deputeti Redi Muçi akuzon eurokomisioneren Marta Kos: Mbështetja juaj ndaj Ramës po dëmton reputacionin e BE

Shehaj e Manja “përplasen” për protestën, socialisti: O Gone s'dije shqip në fillim, por për kripto s’ke konkurrencë. Kapri mbron kryetar...

Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nen të tij

Paraburgimi i Veliajt në Parlamentin holandez/ Deputeti: Çështja të diskutohet edhe në BE. Ministri i Jashtëm: Po e monitorojmë nga afër ...

17 këshilltarë të KPA-së kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Është në kundërshtim me Kushtetutën...





