‘Top akustik’ si në Serbi gjatë protestave? Hita: Nuk është e vërtetë! Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, gjatë diskutimeve në Komisionin për Çështjet e Brendshme, e pyeti kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, nëse Policia disponon top akustik, i cili është përdorur në Serbi për shpërndarjen e protestuesve dhe mund të shkaktojë dëmtime në dëgjim.
Kapri ngriti gjithashtu pyetjen nëse ekspertë specialë nga Serbia kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në menaxhimin e protestave.
Në përgjigjen e tij, Skënder Hitaj i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se topi akustik nuk është përdorur dhe nuk do të përdoret, ndërsa asnjë punonjës policie i huaj nuk ka marrë pjesë në menaxhimin e protestave në Shqipëri. Gjatë debatit ndërhyri edhe socialisti Bledi Çuçi, i cili tha se mjetet e përdorura nga Policia janë në përputhje me manualet perëndimore për menaxhimin e protestave të dhunshme.
Pjesë nga diskutimi:
Erald Kapri: A keni top akustik që është përdorur në Serbi. Ështëraportuar se ëhstë përdorur për të shpëndarë protetsuesit, i dëmton nga pikëpamja edëgjimit dhe gjithcka tjetër. Keni marrë ekpsertë specialtë nga Serbia që iu ndihmojnë në menaxhimin e protestës.
Skënder Hita: Nuk janë të vërteta. Nuk janë përdorur dhe as nuk do përdoren. S’ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur në Shqipëri dhe ka mare pjesë në menaxhimin e protestave. As topi nuk është prezent, asnjë nga keto ca thua ti. Ti vetëm do të spekulosh.
Bledi Çuçi: Mjetet janë të gjitha mjet që i lejojnë manulaet perëndimor epër proetsta të dhunshme që bëhen në të gjithë vendet perëndimore sot. Zero lekë ng abuxheti, kjo na mjafton, nëse doni informacion mund tia kërkoni me shkrim si deputet. Brenda vendeve të NATO ka bashkëpunim, jo vetëm për këtë gjë, por çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë.
Lexo edhe
POLITIKE
Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur, i kam shtrirë dorën gjithë partive opozita...

Lili Sula: Projektbuxheti i vitit 2027 ul financimet për arsimin

Demokratët bojkotojnë mbledhjen e Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Propozimet tona kanë marrë vetëm “Jo”

Kume: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda nëntorit, partitë të lënë mënjanë interesat politike

Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedhor





