Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat! Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara
KOSOVA

Vajza e dëshmorit Lec Gradica mesazh nga protesta në Prishtinë: Ne kërkojmë drejtësi

P
Piranjat 1 October 2026, 18:30 · 2 min lexim
Vajza e dëshmorit Lec Gradica mesazh nga protesta në Prishtinë:

Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, ka qënë e pranishme në protestën 'Jo në emrin tim', e zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së. Ajo u shpreh se protestuesit e respektojnë drejtësinë, por sipas saj, ajo duhet të jetë e drejtë dhe nga ana e tyre nuk kërkohet asnjë llojë hakmarrje.

Në fjalën e saj Gradica ka folur në lidhje me kontributin e Lec Gradicës, në popullin e Kosovës dhe u shpreh se mundi u dha për një Kosovë ku e vërteta nuk frikësohet.

“Babai im ishte mjek në luftë. Ishte aty për t’i shpëtuar jetët e të plagosurve, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për t’i shërbyer popullit të tij... Babi mori përsipër dhe e themeloi Spitalin Ushtarak të Gradicës, spital në të cilin u shëruan shumë plagë lirie. Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim.

Ai dha jetën për një Kosovë ku e vërteta të mos frikësohet, ku drejtësia të mos ketë standarde të dyfishta dhe ku sakrifica e atyre që luftuan për lirinë të mos barazohet me krimin e gjenocidin. Ne e respektojmë drejtësinë. Por drejtësia duhet të jetë e drejtë.

Ne nuk kërkojmë privilegj.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi”, deklaroi ajo në fjalën e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.