Von der Leyen në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje: Kosova të anëtarësohet në organizatat evropiane dhe të marrë statusin e kandidatit në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështetje për avancimin e Kosovës në procesin e Integrimit Evropian, duke theksuar se vendi i plotëson kriteret për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave.
Sipas tij, Kosova ka pasur një nga rritjet më të shpejta të treguesve demokratikë në rajon, ndërsa ekonomia vazhdon të rritet me rreth 4% në vit dhe borxhi publik mbetet ndër më të ulëtit në Evropë. Ai shtoi se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.
Kurti tha gjithashtu se Qeveria ka miratuar dhjetë nga 12 ligjet e Planit të Rritjes që kishin afat në qershor dhe paralajmëroi se vonesat në Kuvend mund të rrezikojnë fondet evropiane të dedikuara për reformat.
Duke folur për kërkesat që i parashtroi Von der Leyen, ai tha se ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Konventën për Tranzitin e Përbashkët, si dhe integrimin në organizatat evropiane të standardizimit dhe në kornizën evropiane të akreditimit.
“Që nga takimi ynë i parë, Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Këta hapa do të mundësonin qarkullimin më të shpejtë dhe me kosto më të ulët të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe do të lehtësonin qasjen e bizneseve kosovare në tregun unik evropian”, tha Kurti.
Lexo edhe
KOSOVA
PDK kërkon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, Haga: Nuk jemi konsultuar

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Sot nisim komunikimet për takime me opozitën për presidentin

“Liria ka emër”/ Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi mund të kishte

Von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Prishtinë/ Nata e 15-të e protestës kundër vendimit të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”

Kurti: Shqiptarët duhet të kenë të paktën pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë




