KOSOVA

"Vrasja e grave në Kosovë është femicid"/ Haxhiu: Përgjegjësia për parandalimin e tragjedive është e përbashkët

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 18:46
"Vrasja e grave në Kosovë është femicid"/ Haxhiu:

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasjet e grave në vend nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, por si femicid, forma më ekstreme e dhunës ndaj grave. Gjatë seancës së jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ajo theksoi se parandalimi i tragjedive të tilla është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë, duke bërë thirrje për angazhim më të madh, veçanërisht nga burrat.

Haxhiu nënvizoi se, pavarësisht përparimeve në legjislacion dhe mekanizmat për mbrojtjen nga dhuna në familje, ligjet nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen nga Policia, Prokuroria, Gjykatat dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Ajo kujtoi se që nga paslufta në Kosovë janë vrarë 97 gra nga bashkëshortët ose familjarë të tjerë burra, duke kërkuar që institucionet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë për të parandaluar raste të tjera të dhunës dhe vrasjeve të grave.

“Është shprehje e respektit e solidaritetit tonë me viktimat e familjet e tyre. Por edhe kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive. Si institucione kemi bërë përparime në infrastrukturën ligjore. Në vitin 2020 Kuvendi i Kosovës përfshiu Konventën e Stambollit në Kushtetutën tonë. Miratuam Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe lista e veprimeve që ne kemi ndërmarrë është e gjatë. Asnjëra prej të gjitha këtyre veprimeve që ne kemi ndërmarrë nuk po mjafton. Nuk po mjafton për sa kohë kemi ende zyrtarë në institucionet e Republikës së Kosovës, në Polici, në Prokurori, në Gjykata, në Qendrën për Punë Sociale apo kudo tjetër që e vendosin në diskrecionin e tyre a duhet të ndërmarrin një veprim apo jo. Ç’kuptim ka një ligj që miratohet në këtë Kuvend nëse atje një prokuror, e një gjyqtar, e një polic nuk e zbaton si të tillë. Çfarë faji ka ministrja Gërvalla ose ministri Sveçla, nëse Ministria e Drejtësisë e Ministria e Punëve të Brendshme i ka adresuar legjislacionin e mekanizmat që ka në dispozicion. Cila është përgjegjësia që ka këtu ministrja e Drejtësisë apo ministri i Punëve të Brendshme.

Këto vrasje nuk mund t’i trajtojmë si tragjedi të shkëputura nga njëra-tjetra. Është femicid, forma më e skajshme e dhunës ndaj grave. Duhet të angazhohemi të gjithë si shoqëri kundër kësaj mendësie, në veçanti burrat, edhe burrat e këtij Kuvendi. Nuk mund të presim që vetëm gratë të flasin kundër dhunës që ushtrohet ndaj tyre. Edhe sot në këtë Kuvend si kryetare e Kuvendit pres që edhe burrat të flasin kundrejt vrasjes së grave e vajzave në vendin tonë. Kjo përgjegjësi na përket të gjithëve paravësisht bindjeve politike apo funksioneve që sot i ushtrojmë.

Në maj të vitit 2011, Diana Kastrati u vra pasi kishte kërkuar mbrojtje nga Gjykata. Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë pak ditë para se të sillte në jetë fëmijën e saj. Erona Cokli u vra brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Arlinda Zekaj u vra pak pasi ishte kthyer nga stacioni policor ku kishte raportuar për dhunë në familje. Mes tyre janë edhe Igballe Llalloshi, Gjyla Gashi, Antigona Morina, Donjetë Pajazitaj, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Flora Omuri, Feride Tahiri, Selvije Berisha, Albesa Rudi, Feride Prokshi, Arianita Zahiti, Emine Abazaj, Valbona Marku-Ndrecaj dhe vajza e saj nëntë vjeçare Klara Ndrecaj, Atije Dinaj, Armenda Aliu, Sabile Mavrovqani, Makfire Zuka, Sebahate Morina-Sopi, Marigona Osmani, Lirije Qerimaj, Besiana Rama, Shqiponja Isufi, Sadije Godeni, Hyrije Broqi-Hyseni, Maria Klara, Liridona Ademja, Gjyljeta Ukella, Nexhmije Haradini, Nafije Bogujevci. Kjo nuk është lista e plotë. Janë 97 gra që janë vrarë ose nga burrat e tyre, ose nga familjarët e tjerë burra që nga paslufta në Kosovë”, ka deklaruar Haxhiu.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?