Harry Kane thyen “mallkimin” 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayern-it që fitoi “Topin e Artë”
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Pejë të Kosovës, është një nga ngjarjet që ka tronditur mbarë vendin, pasi dyshohet se autor i vrasjes është kunati i saj i cili prej gati një dite është në kërkim nga policia. Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim, raportohet se pak orë para se Arlinda të gjendej e pajetë në banesën e saj, ajo kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në Polici, ku para efektivëve ishte shprehur: A duhet të më vrasë mua Jetoni që ju, Policia, atëherë ta arrestoni skizofrenin?
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, mësohet se Zekaj në Polici kishte deklaruar se si ishte kërcënuar me jetë nga bashkëshorti i saj Jeton Syla. Ndërsa përveç dhunës së ushtruar ndaj saj, ky i fundit kishte tentuar që ta largonte nga shtëpia duke ia hedhur rrobat jashtë në oborr.
“Unë, me të dhënat e mia më lart, pasi m’u kanë lexuar të drejtat e mia të përcaktuara me ligj, dua të deklaroj: Se më datë 25/10/2026, diku rreth orës 17:58, pasi unë kam dalë nga banjo dhe e kam pritur lavatriçen që t’i përfundojë rrobat e anëtarëve të Jetonit dhe pasi përfundoi lavatriçja, unë i kam futur rrobat e mia që të pastrohen. E kam lëshuar lavatriçen dhe shkova në kuzhinë për të ngrënë bukë. Po, dua ta pyes Policinë: “A duhet të më vrasë mua Jetoni që ju, Policia, atëherë ta arrestoni skizofrenin?”.” kishte deklaruar në Polici viktima në ditën që u vra.
E pyetur se nga zyrtarët policorë se nëse dëshiron të shkon në strehimore pas dhënies së deklaratës, viktima kishte thënë së nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e saj, aty ku fatkeqësisht pas pak orësh u gjet pa shenja jete.
“Jo, unë nuk pranoj të shkoj në strehimore. Unë dua të shkoj në shtëpinë time.”- kishte thënë e ndjera.
Por çfarë e detyronte Arlindën që të këmbëngulte të qëndronte në shtëpinë ku ajo dhunohej derisa u vra?
“Nuk e ndiej veten të sigurt sa duhet, por nuk heq dorë nga djali dhe pasuria ime. Shteti ka pasur obligim dhe ka për t’i larguar uzurpatorët nga shtëpia ime.”, ka thënë dje e ndjera para efektivëve të Kosovës.
Dëshira e saj për t’u bashkuar me djalin, ishte më e madhe se dhimbja që ndjente pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Në lidhje me këtë, ka reaguar dhe avokatja e saj e cila po e ndihmonte Arlindën që të bashkohej me të birin.
“E kam marrë në korrik Arlindën, edhe pse e kam njohur para, por si kliente e kam marr në korrik. Ajo ka paraqitur një karakter tepër të fortë, unë e konsideroj veten me karakter të fortë, por ajo, nuk kam takuar për 27 vjet përvojë pune, një grua aq këmbëngulëse, aq të fortë si ajo.
Pas disa muajve na kaloi ajo vija kliente-avokate, kaluam në vija pak më të afërta. Të vetmen kërkesë që ka pasur ajo, [ka qenë] Adelina unë e dua djalin.Unë e kam peng, nëse ka arrit ta përqafojë. Ka tri ditë që ka hy në shtëpi, kam qenë në stres. Më ka thënë ditën e parë që ka shku, le të më vrajën, mjafton që e kam ndje frymën e tij, kam arrit me përqaf”, zbuloi avokatja Adelina Hoxha teksa tregonte fjalët e fundit mes saj dhe viktimës.
Që prej ditës së djeshme Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, si të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ndërsa është shoqëruar për ngjarjen e rëndë bashkëshorti i Arlindës.
Sipas Policisë, bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa policia deklaroi se me vullnetin e saj, viktima ishte dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë.
Brenda pak orëve, Policia njoftoi për vdekjen e tronditëse të Arlindës.
“Sot, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar” – thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
“Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë. Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete”, vijon më tej njoftimi i Policisë.
Mirëpo pretendimet e Policisë janë kundërshtuar avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, e cila ka sqaruar se kthimi i viktimës në shtëpinë e saj ishte pa vullnetin e së ndjerës.
“Nuk e di a duhet policia me pas kujdes kur jep prononcime ‘a me i arsyetu patjetër zyrtarët e vet!!!! Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!! Kryeprokurorisë së Shtetit do t’i dorëzohen të gjitha. Së paku kontrolloje deklaratën e viktimës në polici gjysmë ore para se mu vra… e shumë tjera”, deklaroi avokatja Adelina Hoxha.
Vrasja e Arlindës ka ngjallur një zemëratë të madhe për shumë qyetarë të Kosovës, të cilët në shenjë revolte kanë protestuar ditën e sotme para institucioneve të cilat i shpallin fjatore për vrasjen e Arlindës.
“Shteti e vrau!” shkruhej në pankartat e bëra nga qytetarët para Kryeministrisë, ndërsa kanë lyer me bojë të kuqe dhe shkallët e institucionet duke shprehur revoltën e tyre për vrasjen e 49-vjeçares, e cila u paralajmërua nga vetë ajo.
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitom...
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si deputetët e zgjedhur. Në l...
Avokatja e Arlinda Sylaj Zekajt, Adelina Hoxha, ka folur në lidhje me vështirësitë që 49-vjeçar është përballur p...
Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ka pasur veprime ose mosveprime të kundërligjshme nga ...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.R., nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin terror...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cil&e...
Pas më shumë se gjysmë viti, afera ku 1 milion euro të kapura në kufi rezultuan me disa shtetas të Shqipërisë të ar...