Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni...
Wikipedia ka njoftuar se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale të operuar ...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar. Sipas raportimeve në...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit t&eum...
Protestat studentore kanë përfshirë disa qytete të Francës, ndërsa mijëra nxënës dhe studentë kanë dal&eu...
Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivab...

Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të hënën mbrëma në Prishtinë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka të ditur se prej të lënduarve një është zyrtar policor ndërsa 11 të tjerë janë protestues. Syla ka bërë të ditur gjithashtu se gjendja e tyre është stabile dhe pas trajtimit janë lëshuar në shtëpi. Nga të lënduarit, tre janë trajtuar prej plagëve prerëse.
“Deri më tani në Qendrën Emergjente, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 persona, prej tyre një polic. Të gjithë kanë marë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre është stabile. Pas trajtimit të ofruar të gjithë janë lëshuar në shtëpi. Tetë prej të lënduarve janë trajtuar dhe nga ekipa e Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të veprimit të lotsjellësit, kurse tre të tjerë plagë prerëse”, ka thënë në një përgjigje për KOHËN, Syla.
Në orët e mbrëmjes të së hënës, është përshkallëzuar situata në Prishtinë pas protestës para Kuvendit të Kosovës në të cilën protestuesit kanë kërkuar që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të kalojë edhe në lexim të dytë.
Në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, Njësia Speciale ka dalë me autoblindë dhe me “top” me ujë me synim shpërndarjen e protestuesve. Situatë e tensionuar ka mbretëruar edhe në hapësirat përreth Kuvendit të Kosovës, ku sërish është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Paraprakisht në rrugën “Agim Ramadani” janë djegur edhe kontejnerë dhe është hedhur gaz lotsjellës, derisa protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë dhe institucionit të Kuvendit të Kosovës.
Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i sulmoi para grave e fëmijëve dhe iku.
“Ai Xhelali që sot rri ulur në kolltukun që u ngrit mbi gjakun e dëshmorëve, sot na ra, na gjuajti para fëmijëve tanë, para grave tona, para nënave tona e iku me bisht nën shalë. Ashtu siç është si qyqar. Po vazhdojnë të na gjuajnë, e ne do të vazhdojmë të rezistojmë, s’do të ndalemi”, ka thënë Haziri para protestuesve.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka thënë se përkundër kërkesave e thirrjeve të vazhdueshme që u ka bërë protestuesve që të respektohet ligji e të protestohet në mënyrë të qetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për të mundësuar daljen e deputetëve nga Kuvendi i Kosovës dhe për ta vënë situatën nën kontroll. Policia ka thënë se janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për ndonjë lëndim serioz të personave.
“Edhe përkundër kërkesave e thirrjeve të vazhdueshme nga Policia, për respektim të ligjit, për protestim në mënyrë të qetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin mjetet e ligjshme policore, gazin lotsjellës, për të mundësuar daljen e personaliteteve nga Kuvendi dhe për të vënë situatën nën kontroll. Si pasojë e hedhjes së gjësendeve të ndryshme, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, ndezjes së disa kontejnerëve të mbeturinave e zjarreve në rrugë nga protestuesit, janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për ndonjë lëndim serioz të personave. Policia e Kosovës, e rithekson se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestim dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë të qetë, të mos e dëmtojnë pronën publike dhe të respektojnë ligjet. Përderisa protesta vazhdon, zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, siguria e qytetarëve dhe objekteve shtetërore si dhe mbarëvajtja e protestës vazhdojnë të jenë prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe një komunikatë me të dhënat e fundit nga protesta që përshkallëzoi në Prishtinë. Siç thuhet në njoftim, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësorë si dhe 11 protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore po ashtu.
Siç thuhet tutje në njoftim, Policia e Kosovës ka intervenuar me gaz lotsjellës, përfshirë topin e ujit për të shpërndarë protestuesit me qëllim që të parandalohet eskalimi i mëtejmë i situatës.
Gjatë ditës, protestuesit kanë ndërmarrë veprime të dhunshme edhe ndaj disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht Farush Rexhepit e Sami Kurteshit. Po ashtu është penguar zyrtari i Qeverisë, Besnik Bislimi, ndërsa dhunë fizike është përdorur ndaj gazetarit Jeton Sopa.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka reaguar ndaj sjelljes së protestuesve ndaj deputetëve dhe sulmit ndaj Kuvendit, por ka dënuar siç kanë thënë dhunën e policisë ndaj protestuesve. PDK-ja ka kërkuar nga organet shtetërore “ndaljen e çdo veprimi joproporcional që po cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për protestë”.
Një grabitje e armatosur ka tronditur një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shqiptar ndërhyri p&...
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i është bashkuar protestuesve pranë Kuvendit të Kosov&...
Tensione janë shënuar gjatë protestës në Kosovë, ku Policia ka shoqëruar edhe nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi. A...
Demonstrata përpara Kuvendit në Kosovë ka agravuar, teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë. Ramush Haradinaj ka...
Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t’i shpërndajë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, janë takuar kë...
Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimi...
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të largohen nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa jashtë institucionit vijojnë...
Situata është përshkallëzuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe kanë paralajmëruar ...
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar në një atmosferë të tensionuar ka përfunduar, ndërsa jashtë godinës ...