KOSOVA
Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës gjatë fjalimit të protestuesve

Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t’i shpërndajë protestuesit duke i larguar ata nga sheshi “Skënderbeu”, dhe duke hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.
Oficerë të policisë kanë krijuar një kordon në këtë shesh të kryeqytetit dhe po vazhdojnë t’i shtyjnë protestuesit larg ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj ata kanë hedhur gazlotsjellës gjatë fjalimit të protestuesve, gjë e cila ka tensionuar më tej situatën.
Ata po tentojnë t'i largojnë protestuesit edhe përtej sheshit "Nënë Tereza", që ndodhet ngjitur me sheshin "Skënderbeu". Ndërkohë, është raportuar edhe për disa protestues të lënduar.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
KOSOVA
"Voto Presidentin, të votoj Specialen", zbardhet takimi Kurti-Hamza, shpërthejnë protestat në Kosovë

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit

Deputetët e Vetëvendosjes nisin të largohen nga Kuvendi, zbehen shanset për marrëveshje Kurti-Hamza

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës në Kuvendin e Kosovës, situata politike ende pa zgjidhje

VIDEO/ Protestuesit ngrenë mbi kangjella deputetin e Vetëvendosje

Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese, Haxhiu apel për qetësi

“Për UÇK nuk mund të ketë gjyq”/ Kurti: Ndryshimet për Specialen në një kohë të shkurtër, por i mbështesim! Me votën duhet ta merrni edhe...





