Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë! I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lap... Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë Dhuna në protesta/ Aktet normative, Bylykbashi: Nga një polici komuniteti keni prodhuar polici pushteti UNICEF jep të dhënat dramatike: 114 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë të plagosur në Ukrainë gjatë këtij viti... Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, fami... “Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama ë... I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj s...
KOSOVA

"Voto Presidentin, të votoj Specialen", zbardhet takimi Kurti-Hamza, shpërthejnë protestat në Kosovë

P
Piranjat 5 October 2026, 20:06 · 2 min lexim
"Voto Presidentin, të votoj Specialen", zbardhet takimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, janë takuar këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ndërsa jashtë protestuesit prisnin se çfarë do të bëhej për ligjin për Gjykatën Speciale. Deputetë dhe njerëz pranë Kurtit e Hamzës, kanë zbuluar se kryeministri ka kërkuar nga kreu i PDK-së që të mbështesë Vetëvendosjen me vota për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pas muajsh krizë dhe zgjedhjesh të përsëritura, ndërkohë që Bedri Hamza ka kërkuar prej Albin Kurtit mbështetje për ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës u votua në parim me 91 vota për dhe asnjë kundër. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, duke paralajmëruar për “rreziqe juridike, politike dhe ndërkombëtare” për shtetin.

Votimi nuk është mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila më pas ka dalë me një reagim publik, duke pretenduar se emrat e deputetëve të saj janë vendosur përkrah me emrat e deputetëve të Listës Serbe.

"Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik.

Mesazhi ynë është i qartë, LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla. Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës", thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit të Kosovës janë regjistruar akte dhune dhe përleshje të qytetarëve me Policinë e Kosovës. Prej pasdites, qytetarët janë mbledhur jashtë institucionit dhe u bënin thirrje deputetëve të ndryshëm të shkonin në seancë e të votonin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.