Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
KOSOVA

Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të reja

P
Piranjat25 September 2026, 17:23 · 2 min lexim
Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Sipas tij, këto do të ishin zgjedhjet e katërta brenda më pak se dy vitesh. Kurti ka vlerësuar se një skenar i tillë do të ishte i panevojshëm, pasi Kuvendi aktual ka mundësi që ta përfundojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje që do të jenë të katërta në më pak se dy vite. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se në Kosovë presidenti nuk zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, por nga Kuvendi.

“Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e Qeveri”, është shprehur ai.

Kurti ka ngritur edhe pyetjen se çfarë do të zgjidhej përmes zgjedhjeve të reja, nëse një Kuvend i ri do të përballej me të njëjtën vështirësi për zgjedhjen e presidentit.

“Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin, i cili nuk arrin që të zgjedhë sërish president?”, ka deklaruar kryeministri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.