Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS! “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: ... BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë! “Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Tedi Blushi prezanton 7 amendamentet e Par... Si ta kuptojmë nëse inteligjenca artificiale po bëhet e vetëdijshme? Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike ''Nga Harry Potter te Emily in Paris''/ 10 serialet që nuk duhet të humbisni këtë dhjetor Historia e jashtëzakonshme e Thierry Hermès/Nga jetim dhe pa asnjë pasuri, te perandoria 250 miliardë dolla... Pas 8 vitesh udhëtim në hapësirë, misioni evropiano-japonez mbërrin në Mërkur! Nis eksplorimi i planetit...
KOSOVA

Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

P
Piranjat 6 October 2026, 15:48 · 3 min lexim
Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti: Pa president, vendi shkon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të zgjidhet përpara se vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ai u shpreh se pa një president të zgjedhur, Kosova mund të përballet me zgjedhje brenda pak orësh.

Ai kritikoi mungesën e bashkëpunimit me PDK-në, duke argumentuar se pavarësisht përpjekjeve për të zhvilluar takime dhe për të arritur një marrëveshje, palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Sipas tij, aktualisht janë dy çështje kryesore për t’u zgjidhur, ku e para është zgjedhja e presidentit dhe e dyta është votimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Në fund, Kurti tha se nëse presidenti zgjidhet, ai angazhohet që projektligji për Dhomat e Specializuara të kalojë të enjten.

Albin Kurti: Nuk do të mund të fillojmë të merremi me çështjen e apelit në vitin e ardhshëm, por këtë muaj. Pa president sot, vendi është në zgjedhje për muaj të tërë. Sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjëja e parë që duhet ta bëjmë është heqja e pengesave që kemi mes nesh, e kjo është çështja e presidentit.

Nuk duan as bashkëpunim, as takim. Ne katër hapa në takim të tyre, ata asnjë drejt nesh. As takohen, madje vendosin edhe ultimatume. Nga takimi i mbrëmshëm e lamë mundësinë e takimit edhe sot. Por meqë Hamza nuk do të takohet me mua. Ju e dini se unë s’kam folur në këto katër takime. Kam dashur e dua marrëveshje, por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi. Prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër përveç të ju drejtohemi kësisoj.

Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua patëm votuar Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërkaq Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së, votuam deklaratën për Hagën, e thirrëm seancën e jashtëzakonshme dhe e vendosëm si të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara, të cilin e kishim miratuar në Qeveri. Përmbyllja e këtyre ishte kur e votuam ligjin në parim, është votim parimor. Këto janë veprime konkrete që dëshmojnë bashkëpunimin në mirëbesim. Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, para tri javësh filluan të vijnë e tash po refuzojnë. Kërkojnë nga Vetëvendosje 34 vota blanko e ata vetë nuk janë as sa gjysma e Vetëvendosjes.

Ata ne duhet t’i lusim e tash as nuk mund t’i takojmë më. Bëhet fjalë që thua se e kanë një mbështetje të qytetarëve, që nuk e kanë. E kemi ne, Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Sot i kemi dy përgjegjësi konkrete, zgjedhjen e presidentit dhe votimin e ligjit. Ta zgjedhim sot presidentin dhe unë zotohem që të enjten kalon projektligji për Dhomat e Specializuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.