Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj tjetër mesazh: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegje... Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Do të demaskohej blofi i Putinit! Aksionet e Anthropic bien drejt çmimit fillestar, ndërsa shitja në tregun e teknologjisë godet Wall Street-... FBI heton një tjetër sulm kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale në SHBA Analiza e CNN: Gjenerata Z në protestë në të gjithë Evropën, mijëra të rinj dhe punëtorë kërkojnë ndryshim!... Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit Irani vendos kushte për marrëveshjen me SHBA-në, Araghchi kërkon garanci që lufta të mos rifillojë Skandali i Nvidia-s merr përmasa ndërkombëtare, në hetim rrjeti i kompanive që dyshohet se furnizonte Kinën... Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026 Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh
KOSOVA

Protesta para Qeverisë në Kosovë/ Aktivisti Haziri paralajmëron deputetët: Votoni ligjin! Nëse shkoni në zgjedhje do t’ju ndjek si hije

P
Piranjat 6 October 2026, 13:32 · 1 min lexim
Protesta para Qeverisë në Kosovë/ Aktivisti Haziri

Aktivisti Çlirim Haziri, duke folur në protestën e mbajtur para Qeverisë së Kosovës, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haziri paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë nëse ligji nuk miratohet.

“Nuk do të ketë fushatë për ju, nuk do të ketë tubime për ju. Do t’ju ndjek si hije, sepse kush luan me themelet e këtij kombi nuk ka për të gjetur paqe asnjëherë. Zgjedhja është e juaja: ose votoni ligjin sot dhe e lani faqen tuaj, ose dilni në zgjedhje me vulën e turpit”, deklaroi ai.

Ai shtoi se sheshet e Kosovës do të vijojnë të jenë vendi i protestave ndaj deputetëve që, sipas tij, nuk do ta mbështesin ligjin.

“Sheshet e Kosovës do t’i keni kundër sot e përgjithmonë”, tha Haziri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.