Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë! I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lap... Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë Dhuna në protesta/ Aktet normative, Bylykbashi: Nga një polici komuniteti keni prodhuar polici pushteti UNICEF jep të dhënat dramatike: 114 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë të plagosur në Ukrainë gjatë këtij viti... Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, fami... “Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama ë... I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj s...
KOSOVA

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

P
Piranjat 5 October 2026, 19:43 · 1 min lexim
Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të

Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara janë afruar te barrierat policore të vendosura në hyrje të objektit.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit dhe kanë kërkuar që deputetët të mos largohen nga objekti pa u votuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur njësitë speciale në pjesën e përparme të objektit, duke shtuar masat e sigurisë.

Situata është tensionuar më tej pasi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë janë hedhur fishekzjarre, ndërsa Policia është përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë pranë objektit të Kuvendit, ndërsa deputetët mbeten brenda ndërtesës.

Policia e Kosovës ka mbyllur dyert e Kuvendit, derisa brenda mbeten të bllokuar deputetët dhe gazetarët.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të varen nga vendimet që do të merren brenda Kuvendit lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.