I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj selinë e PS
Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Arapi është identifikuar në dhe raportuar para disa javës si një prej personave që dolën nga selia e Partisë Socialiste me hunj dhe sende të forta, gjatë përplasjes me protestuesit më 18 tetor në Tiranë.
Arrestimi i tij është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ndryshe nga praktika e zakonshme, ku njoftimet për arrestimet u përcillen shpesh mediave dhe gazetarëve edhe përmes grupeve të komunikimit në ËhatsApp.
Sipas policisë, 41-vjeçari është kapur në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Romës në Itali e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, (vepër që lidhet me marrjen e pasurisë përmes dhunës ose kërcënimit me armë), “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi mbi ngjarjet konkrete për të cilat është dënuar në Itali.

Lexo edhe
AKTUALITET
Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për konkurrencën dhe kontrollin e çmi...

“KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rind...

EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë

Hapet njëra nga portat e shkarkimit në HEC-in e Komanit pas reshjeve intensive

“Ku shkojnë paratë e Sarandës?”, Ina Zhupa: Kushte skandaloze në kopshte! 70 fëmijë në një grup, krevate me myk dhe 770 mln lek rikonstru...





