Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
UNICEF jep të dhënat dramatike: 114 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë të plagosur në Ukrainë gjatë këtij viti... Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, fami... “Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama ë... I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj s... Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për kon... “KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shk... EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E...
POLITIKE

Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, familjet ende presin

P
Piranjat20 November 2026, 13:11 · 7 min lexim
Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit?

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë Rama për mungesën e transparencës dhe zvarritjen e procesit të rindërtimit, shtatë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, ngriti pikëpyetje mbi administrimin e 1.16 miliardë eurove të raportuara për rindërtimin gjatë periudhës 2019–2026, duke iu referuar raporteve të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.

Ajo u shpreh se miliarda lekë kanë mbetur të pashfrytëzuara, ndërsa familje të shumta vijojnë të presin banesat e premtuara.

Vangjeli theksoi se në tetë muajt e parë të vitit 2026 është realizuar vetëm 14.8% e Fondit të Rindërtimit në nivel kombëtar, duke hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit Edi Rama se problemet lidhen vetëm me mungesën e drejtimit në Bashkinë e Tiranës.

PD kërkon që Rama të japë llogari për fondet e shpenzuara dhe ato të papërdorura, si dhe për familjet që ende nuk kanë marrë një zgjidhje strehimi.

 Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Gjatë seancës plenare të kësaj jave, Kryeministri Edi Rama tha se ka një problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse kjo Bashki ka dy vjet pa kokë.

Ka dhe një problem tjetër kryeministër, sepse një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe të rindërtimit nuk është vënë në lëvizje.

Tani, le të dëgjojë kryeministri dhe të gjithë shqiptarët çfarë evidencash dalin nga institucionet për procesin e rindërtimit gjatë qeverisjes së tij.

Më 26 nëntor 2026 mbushen 7 vite nga tërmeti shkatërrues. Megjithatë, procesi i rindërtimit vijon të financohet në disa bashki të vendit, duke dëshmuar se ende nuk ka përfunduar.

1. Rindërtimi vijon të kërkojë financime shtesë edhe pas 7 vitesh.

Vetëm në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025, qeveria miratoi fonde të tjera për banesa individuale në Durrës, Kamëz, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë. Pra, problemi nuk kufizohet vetëm në Tiranë.

Dokumente provuese: VKM nr. 837, datë 26.12.2024; vendimi i datës 30.12.2025, fond shtesë 501,942,235 lekë.

2. KLSH ka evidentuar mungesë koordinimi dhe mangësi në planifikimin afatgjatë të fondeve.

Dokument: KLSH, Efektiviteti i programeve për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore 2019, f. 40–41.

3. Rindërtimi është miratuar pa mbulim të plotë financiar.

Deri në fund të vitit 2023, qeveria kishte miratuar projekte rindërtimi me vlerë 120.7 miliardë lekë, por financimi faktik ishte vetëm 91.3 miliardë lekë. Mbeteshin rreth 29.4 miliardë lekë për t’u siguruar. Për më tepër, për vitin 2025 nuk ishte planifikuar asnjë fond për rindërtimin, megjithëse kishte ende projekte të pambuluara financiarisht.

Dokument: KLSH, Raport mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2023, f. 42, rubrika 2.1 – Fondi i Rindërtimit.-

4. Sipas të dhënave për 8-mujorin, realizimi financiar i vitit 2026 ishte vetëm 14.8% në nivel kombëtar.

Realizimi arriti vetëm 977 milionë lekë nga rreth 6.6 miliardë lekë fonde të disponueshme, ose 14.8%. Nga kjo shumë, vetëm 285 milionë lekë ishin investime kapitale.

Dokument: Ministria e Financave, Relacioni i Projektbuxhetit 2027, f. 98.

5. Më e rëndësishmja, nga deklarimet dhe raportimet zyrtare të Ministrisë së Financave dhe KLSH-së, gjatë periudhës 2019–2026, janë raportuar për rindërtimin mbi 104.7 miliardë lekë ose rreth 1.16 miliardë euro.

– 2019: 540 milionë lekë, sipas deklarimit të ministres së Financave në Kuvend.

Dokument: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 30.03.2023, Fjala e ministres Delina Ibrahimaj në interpelancën parlamentare për procesin e Rindërtimit, paragrafi që fillon me ‘Nëse do të ndaleshim te alokimet sipas viteve…’.

– 2020–2024: 100,030 miliardë lekë financim faktik, kundrejt 122,794 miliardë lekëve kosto të projekteve të miratuara me VKM. Diferenca prej 22,764 miliardë lekësh nuk ishte pasqyruar siç duhet në planifikimin buxhetor për vitet pasuese.

Dokument: KLSH, Raport përfundimtar auditimi mbi planifikimin dhe zbatimin e buxhetit të vitit 2024 në Ministrinë e Financave, tetor 2025, f. 163, kreu C – Fondi i Rindërtimit.

– 2025: Nga 9.045 miliardë lekë fonde të disponueshme u realizuan 3.157 miliardë lekë. Realizimi ishte 63.1% i fondit të planifikuar prej 5 miliardë lekësh, ndërsa 3.2665 miliardë lekë rezultonin të pashpërndara.

Dokument: KLSH, Raporti mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2025, seksioni B.4.5, f. 67, Tabela e Fondit të Rindërtimit dhe tabela e realizimit sipas burimit.

– Janar–gusht 2026: U realizuan 977 milionë lekë, të ndara në 285 milionë investime kapitale, 8 milionë shpenzime operative dhe 684 milionë transferta për familjet.

Dokument: Projektbuxheti 2027, f. 98, Tabela 26, Fondi i Rindërtimit.

6. Miliarda lekë janë shpenzuar për bonusin e qirasë, por ende mungon transparenca për familjet e pastreha.

Dokument: Ministria e Financave, deklarimi në Kuvend, 30.03.2023, pjesa për bonusin e qirasë.

7. KLSH ka evidentuar gjithashtu shpërndarje joefektive të fondeve në Tiranë.

Për periudhën 2020–2021, fondet e alokuara për infrastrukturën ishin 271% e nevojave të vlerësuara nga PDNA, ndërsa fondet për banesat mbulonin vetëm rreth 11% të nevojave.

Dokument: Raporti i auditimit të KLSH-së për rindërtimin, f. 47–48.

8. Mangësi në administrimin e bonusit të qirasë në Durrës.

Nga 922 familje të shqyrtuara, për 68 nuk ishin kryer ende inspektimet për verifikimin e dëmeve në banesa. Janë evidentuar edhe familje me banesa të pabanueshme që plotësonin kushtet për bonus, por nuk e përfitonin.

9. Si dhe mungesë transparence në nivel vendor.

KLSH evidentoi se faqet zyrtare të Bashkive Tiranë dhe Durrës nuk përmbanin informacionin e nevojshëm për procesin e rindërtimit.

Shkarko dokumentin

Prandaj, në vend të retorikës boshe, Kryeministri duhet të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë:

1. Ku kanë shkuar miliardat e shpenzuara dhe pse realizimi faktik i fondeve mbetet kaq i ulët?

2. Sa banesa janë përfunduar dhe dorëzuar realisht në çdo bashki deri sot?

3. Pse janë ndërprerë bonuset e qirasë për familje që ende nuk kanë zgjidhje strehimi?

4. Ku kanë përfunduar fondet e papërdorura dhe kush mban përgjegjësi për mosrealizimin e tyre?

Nëse pengesa e rindërtimit është vetëm mungesa e një kryetari bashkie, kush e shpjegon realizimin prej vetëm 14.8% të Fondit të Rindërtimit në nivel kombëtar?

Faji i kujt është që një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe të rindërtimit nuk është vënë në lëvizje?

Shtatë vite pas tërmetit, shqiptarët janë lodhur me justifikime.

Qeveria jo vetëm që duhet të japë llogari, por të mbajë përgjegjësi për fondet e miratuara, institucionet që i kanë administruar dhe banesat që u janë premtuar qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.