Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama ë... I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj s... Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për kon... “KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shk... EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E... Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompete... VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët
POLITIKE

“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama është kot, nuk merr dot më vendime! Më ndihmo të operohem

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një letër ish zv.kryeministres Belinda Balluku nga burgu i Fierit, ku i kërkon ndihmë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes. Në letrën e tij, Veliaj shkruan se prej një muaji po mbahet në izolim në IEVP Fier, pavarësisht […]

P
Piranjat20 November 2026, 13:06 · 3 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një letër ish zv.kryeministres Belinda Balluku nga burgu i Fierit, ku i kërkon ndihmë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes.

Në letrën e tij, Veliaj shkruan se prej një muaji po mbahet në izolim në IEVP Fier, pavarësisht se ka një këmbë të thyer dhe ka nevojë urgjente për operacion. Ai pretendon se kërkesat e tij të përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.

Në vijim, Veliaj përdor një gjuhë ironike ndaj kreut të qeverisë, duke shkruar se, sipas asaj që dëgjon nga personat në burg, “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ballukut, të cilën po me ironi e cilëson si personin që mund t’i zgjidhë problemin, Veliaj kërkon miratimin e operacionit në Tiranë.

 

Në fund të letrës, kryebashkiaku e mbyll me firmën ironike: “Socialisti me duar të lidhura”, referuar asaj që u tha në drejtim të tij nga kreu i qeverisë Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Veliaj Leter Ballukut
Veliaj Leter Ballukut

Letra e plotë e Erion Veliajt:

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.
Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.
Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.
Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.
Socialisti “me duar të lidhura”.
Erion Veliaj

Capture
Capture

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.