Harry Kane thyen “mallkimin” 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayern-it që fitoi “Topin e Artë”
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ka pasur veprime ose mosveprime të kundërligjshme nga zyrtarët në trajtimin e rasteve të mëparshme të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor.
Në një njoftim publik, Prokuroria sqaron veprimet institucionale të ndërmarra pas kërkesës së viktimës dhe bën të ditur se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, më 22 tetor, Kryeprokurorja kishte pranuar një kërkesë nga Arlinda Zekaj, ku ajo kishte ngritur pretendime lidhur me trajtimin e rasteve të mëparshme dhe kishte kërkuar zbatimin e një urdhri gjyqësor. Pas shqyrtimit të kërkesës, çështja iu adresua institucioneve përkatëse, përfshirë Policinë e Kosovës, Gjykatën Themelore në Pejë, Qendrën për Punë Sociale dhe Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.
Prokuroria bëri të ditur se ka iniciuar një rast për të hetuar nëse veprimet ose mosveprimet e personave zyrtarë të përmendur në kërkesë përmbushin elementet e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas dokumentacionit të referuar në kërkesën e Arlinda Zekajt, më 16 tetor gjykata kishte urdhëruar që ish-bashkëshorti i saj ta lejonte të kthehej dhe të shfrytëzonte shtëpinë e përbashkët. Gjithashtu, ishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje për gjashtë muaj, i cili kishte hyrë në fuqi menjëherë.
Sipas Prokurorisë, zbatimi i urdhrit dhe njoftimi i gjykatës për zbatimin e tij ose për pengesat eventuale ishin përgjegjësi e Policisë së Kosovës.
Kur Arlinda kishte kërkuar kthimin në shtëpi, policia e kishte njoftuar prokurorin kujdestar. Pas vlerësimit të rrethanave dhe të rrezikut të mundshëm, prokurori kishte vlerësuar se kthimi i menjëhershëm mund të përbënte rrezik për jetën dhe sigurinë e saj.
Për këtë arsye, ai kishte kontaktuar vëllezërit e viktimës dhe e kishte udhëzuar që të qëndronte te familjarët. Arlinda kishte pranuar të shkonte tek ata, por kishte kërkuar që të nesërmen të shoqërohej nga një patrullë policore për t’u kthyer në banesë. Sipas Prokurorisë, ishte vendosur që patrulla të qëndronte në afërsi të shtëpisë gjatë kthimit të planifikuar.
Prokuroria njofton se më 23 tetor kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës, J.S., për veprën penale të kanosjes në kuadër të marrëdhënies familjare.
Më 25 tetor, rreth orës 19:48, policia kishte kontaktuar prokurorin kujdestar lidhur me një rast të dyshuar të dhunës në familje. Në stacionin policor ishin shoqëruar ish-bashkëshorti dhe Arlinda, ndërsa ndaj tij ishte iniciuar procedurë për veprën penale të mospërfilljes së gjykatës dhe ishte ndaluar për 48 orë.
Gjatë trajtimit të rastit, Arlindës i ishte ofruar mundësia për t’u vendosur në një strehimore, por ajo kishte refuzuar, duke kërkuar të kthehej në shtëpinë e përbashkët, ku ndodhej djali i saj dhe pasuria e saj.
Pas kësaj, ajo ishte shoqëruar nga një patrullë policore drejt shtëpisë, rreth orës 21:00. Pak minuta më vonë, prokurori kujdestar ishte njoftuar se Arlinda ishte goditur me një mjet të fortë brenda shtëpisë nga kunati i saj, A.S., i dyshuar për këtë rast.
Pas ngjarjes, në vendin e krimit kishin dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe prokurorja kujdestare e Departamentit për Krime të Rënda, për të ndjekur nga afër situatën dhe për të ndërmarrë veprimet fillestare hetimore.
Prokuroria bëri të ditur se Policia e Kosovës po ndërmerr veprime për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit A.S., i cili, në momentin e publikimit të njoftimit, ende nuk ishte arrestuar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.R., nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin terror...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cil&e...
Pas më shumë se gjysmë viti, afera ku 1 milion euro të kapura në kufi rezultuan me disa shtetas të Shqipërisë të ar...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend...
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, d...
Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë katër mandate të garantuara në Parlament, si mënyrë për të siguruar...
Autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro gjatë një operacioni të zh...