Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
KOSOVA

Kosovë/ Finalizohet drafti i ri i ligjit për t’i kufizuar mandatin Speciales

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon që gjatë muajit dhjetor të procedojë dhe të miratojë në Kuvend projektligjin e ri që parasheh kufizimin e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale

P
Piranjat26 November 2026, 23:39 · 4 min lexim
Kosovë/ Finalizohet drafti i ri i ligjit për t’i kufizuar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon që gjatë muajit dhjetor të procedojë dhe të miratojë në Kuvend projektligjin e ri që parasheh kufizimin e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka konfirmuar se drafti i iniciativës së re ligjore tashmë është finalizuar nga ekspertët juridikë.

Në një konferencë për media të enjten, Çitaku bëri të ditur se draftin e ka pranuar para dy ditësh dhe se të njëjtin ua ka prezantuar edhe anëtarëve të Grupit Punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Gjykatën Speciale.

Ajo deklaroi se synimi i kësaj nisme është garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe krijimi i mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, duke mos cenuar pavarësinë e gjyqësorit.

Çitaku theksoi se PDK-ja nuk synon t’i shmanget drejtësisë apo ta pengojë atë, por kërkon që procesi të zhvillohet në përputhje me parimet e drejtësisë.

Strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Përveç iniciativës ligjore, Çitaku njoftoi se Grupi Strategjik ka miratuar edhe dokumentin për mbrojtjen e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, në procedurat e ardhshme të Apelit.

Sipas saj, strategjia është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

Ajo e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt koordinimit politik dhe institucional për procesin gjyqësor në Hagë.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar se fokusi kryesor duhet të jetë te strategjia shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke nënvizuar se çdo nismë ligjore duhet të ketë efekt juridik dhe jo vetëm politik.

Projektligji i kaluar më herët dhe kundërshtimet

Kjo nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës shqyrton një iniciativë për kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale. Një projektligj i mëparshëm, i iniciuar nga PDK-ja, ishte miratuar në dy lexime me mbështetje të gjerë të deputetëve, por me kërkesë të vetë kësaj partie, presidentja nuk e kishte dekretuar dhe ligji i ishte kthyer Kuvendit.

Më pas, Vlora Çitaku dhe kryeministri Albin Kurti janë pajtuar për hartimin e një iniciative të re ligjore.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar zvarritjen e procesit, duke kërkuar që ligji i miratuar më parë të rikthehet dhe të përmbyllet procedura parlamentare.

Edhe Bashkimi Evropian kishte reaguar ndaj nismës së mëparshme, duke theksuar se Kosova duhet t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare në raport me Gjykatën Speciale.

Projektligji i ri pritet të procedohet në Kuvend gjatë dhjetorit, ndërsa PDK-ja synon që ai të miratohet në të dyja leximet brenda këtij muaji.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.