Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso...
KOSOVA

Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin/ 61 mijë euro për komisionin hetimor lidhur me rrethanat e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt

P
Piranjat26 November 2026, 19:52 · 2 min lexim
Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin/ 61 mijë euro për komisionin

Një buxhet prej 61 mijë eurosh është njoftuar për Komisionin lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt. Kuvendi ka miratuar buxhetin e Komisionit hetimor parlamentar për veprimet dhe mos veprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familjeme 67 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. 

Komisioni pritet të ketë një rol në shqyrtimin dhe trajtimin e rrethanave që lidhen me këtë rast, ndërsa ndarja e këtij buxheti ngre interesim lidhur me mënyrën se si do të shfrytëzohen mjetet financiare dhe cilat do të jenë detyrat konkrete të tij.

Shuma prej 61 mijë eurosh përbën buxhetin e paraparë për funksionimin e këtij komisioni, i cili do të ketë për detyrë të merret me zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt, të martën janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati tjetër që dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. E dy personat tjerë të arrestuar dyshohen se ndihmuan kryesin të largohet e të strehohet, pasi e ka vrarë Zekajn.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.