Kreu i sigurisë kibernetike amerikane largohet nga detyra pas problemeve teknike

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross, do të largohet nga detyra pas një seri ndërprerjesh dhe problemesh teknike, që kanë prekur shërbime dhe institucione të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Largimi i tij u konfirmua nga një zyrtar i administratës amerikane.
Cairncross ishte propozuar nga presidenti Trump dhe pozicioni i tij ishte miratuar nga Senati në gusht 2025.
Në vend të tij pritet të emërohet Kirsten Davies, e cila më parë ka drejtuar sektorin e sigurisë kibernetike në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.
Lajmi për pasardhësen e mundshme u bë i ditur nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në një reagim dje në rrjetin social X.
Në cilësinë e drejtorit kombëtar për sigurinë kibernetike, Cairncross këshillonte presidentin për politikat që lidhen me mbrojtjen e sistemeve digjitale dhe të dhënave, si dhe për hartimin dhe zbatimin e strategjisë amerikane në këtë fushë.
Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, gjatë mandatit të parë të Trump.
Gjatë periudhës së fundit, në SHBA janë regjistruar një sërë ndërprerjesh teknike, që kanë prekur shërbime të rëndësishme, përfshirë postën elektronike Outlook të Microsoft-it, Administratën Federale të Aviacionit (FAA), Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe disa banka.
Zyrtarët amerikanë janë përpjekur vazhdimisht të qetësojnë publikun, duke deklaruar se deri tani nuk ka prova, që këto ndërprerje të jenë shkaktuar nga sulme kibernetike.
Duke iu referuar dy burimeve që nuk janë identifikuar me emër, media amerikane “Axios” raportoi se Cairncross nuk dëshironte të qëndronte në këtë detyrë edhe për dy vjet të tjera dhe kishte vendosur të largohej, për t’i dhënë presidentit Trump mundësinë të emëronte një pasardhës.
Çështja e emërimit të drejtuesit të ri lidhet edhe me zhvillimet politike në Senatin amerikan.
Në janar, kontrolli i kësaj dhome të Kongresit pritet të kalojë te demokratët, ndërsa kandidatura e pasardhësit të Cairncross duhet të marrë miratimin e Senatit.
Lexo edhe
BOTA
Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme në Spanjë!

“Jepini fund luftës!”- Italia bllokohet nga protestat studentore, paralajmërohen edhe greva

VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të Moskës

Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën

Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale





