Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ... “Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime Tragjedi në Spanjë, shpërthen çanta e dyshimtë gjatë kontrollit. Humb jetën polici, një tjetër i plagosur...
KOSOVA

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Francës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

P
Piranjat10 November 2026, 10:31 · 3 min lexim
Kurti kërkon mbështetjen e Francës për

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Francës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gjatë një takimi në Paris me presidentin e Senatit francez, Gerard Larcher, Kurti ka theksuar rëndësinë e rolit të Francës në proceset integruese të Kosovës dhe në forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet politike dhe projektet infrastrukturore.

“Biseduam për stabilitetin e plotë institucional e politik pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë në këtë mandat të ri, të përqendruara në infrastrukturën hekurudhore e atë sportive, ndërtimin e digave dhe industrinë e mbrojtjes, por edhe mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe”, ka deklaruar Kurti.

Në takim është diskutuar edhe për reformat në drejtësi, arsim dhe administratë publike, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik të Kosovës.

Kryeministri ka theksuar se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim do të përshpejtonin zhvillimin e vendit.

“Republika e Kosovës është tërësisht e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, andaj statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, përveçqë vendime të drejta, do të ishin shtysë për përparim të gjithmbarshëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se mbështetja e Francës është e rëndësishme edhe për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO, proces që, sipas tij, do të kontribuonte në paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohje për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.