Lajm i madh për fansat shqiptarë, Maluma pritet të performojë në Prishtinë në 2027
Një lajm i bukur për adhuruesit e muzikës latine: Maluma pritet të vijë në Kosovë gjatë vitit 2027. Këngëtari kolumbian ka përfshirë Prishtinën në itinerarin e turneut të tij të ardhshëm, duke ngjallur menjëherë entuziazëm te fansat shqiptarë. Përmes një postimi në Instagram, artisti ka bërë publike qytetet që do të vizitojë me “Loco X Volver World Tour 2027”.
Lista përfshin më shumë se 60 destinacione ndërkombëtare, mes tyre edhe disa prej kryeqyteteve dhe qendrave më të njohura të muzikës, si Parisi, Madridi, Berlini, Milano dhe Los Angeles. Prania e Prishtinës në këtë listë e bën ndalesën në Kosovë një nga momentet më të pritshme për publikun shqiptar. Ajo që mbetet ende mister është mënyra se si do të organizohet koncerti.
Nuk ka ende një konfirmim nëse Maluma do të ngjitet në skenën e festivalit Sunny Hill apo nëse do të vijë për një koncert të dedikuar. Po ashtu, detajet mbi datën, vendndodhjen dhe biletat nuk janë bërë ende publike. Deri atëherë, fansave u mbetet të presin për njoftimin zyrtar.
Lexo edhe
SHOWBIZ
A do të jetë Hati banore e "Big Brother VIP Albania 6"? Influencuesja u përgjigjet njëherë e mirë aludimeve

Merr fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha flet për jetën private

Kiara Tito për Luiz Ejllin: E lumtur dhe krenare për burrin tim

"Nuk po bën asgjë", bashkëshortja befason me deklaratën për Valdetin për lojën e tij në Big Brother

Kendall Jenner reklamon një fondatinë, por videoja e saj ngre dyshime: Çfarë po aplikon në të vërtetë?

Maluma vjen me lajmin bombastik për fansat shqiptarë…

Kiara Tito e ftuara e radhës në "Live me Luizin"?

Larg kamerave, Neslihan Atagül zbulon një tjetër talent të saj





