"Nuk po bën asgjë", bashkëshortja befason me deklaratën për Valdetin për lojën e tij në Big Brother

Bashkëshortja e banorit të Big Brother VIP Kosova 5, Valdetit, Valdrina, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke komentuar mënyrën se si ai po e zhvillon lojën brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Valdrina ka publikuar në InstaStory një fotografi të bashkëshortit nga transmetimi televiziv, përmes së cilës ka lënë të kuptohet se deri më tani nuk është plotësisht e kënaqur me angazhimin e tij.
Ajo ka shprehur dëshirën që Valdeti të bëhet më aktiv dhe të tregojë më shumë nga vetja, duke e konsideruar deri më tani si një prej banorëve që nuk ka sjellë shumë dinamika në shtëpi. Në të njëjtin reagim, ka komentuar edhe atmosferën mes banorëve, duke vënë në pah se situatat brenda shtëpisë duket se kalojnë nga qetësia në përplasje.
Megjithatë, mesazhi i saj nuk ishte vetëm një kritikë ndaj bashkëshortit. Valdrina ka ngritur edhe një çështje tjetër, nëse është e mundur të krijohet atmosferë dhe argëtim pa pasur domosdoshmërisht debate apo konflikte.
Kështu, ajo duket se pret që Valdeti të marrë më shumë iniciativë dhe të bëhet pjesë më aktive e ngjarjeve që po zhvillohen në shtëpinë e BBVK-së.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Kendall Jenner reklamon një fondatinë, por videoja e saj ngre dyshime: Çfarë po aplikon në të vërtetë?

Maluma vjen me lajmin bombastik për fansat shqiptarë…

Kiara Tito e ftuara e radhës në "Live me Luizin"?

Larg kamerave, Neslihan Atagül zbulon një tjetër talent të saj

Ylli i “The Little Rascals” kërkon ndihmë financiare, familja jeton në një furgon kampingu





