Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
AKTUALITET

EMRAT/ Vrasja e shqiptarit, prokuroria italiane kërkon me 24 vite burg autorin

P
Piranjat10 November 2026, 18:24 · 2 min lexim
EMRAT/ Vrasja e shqiptarit, prokuroria italiane kërkon me 24 vite burg

Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj, 58 vjeç, në Fontaniva, në provincën e Padovës. Kërkesa u paraqit nga prokurorja Maria D’Arpa në përfundim të pretencës në Gjykatën e Assizes në Padova.  

Autori akuzohet për vrasje me dashje, të kryer me paramendim dhe për motive të ulëta. Sipas akuzës, vrasja e Cenajt nuk ishte rezultat i një konflikti mes dy familjeve, por lidhej me një urrejtje të përgjithshme të 45-vjeçarit ndaj fqinjëve të tij.

Prokurorja argumentoi se objektivat e vërtetë të autorit dyshohet se ishin vajza dhe dhëndri i viktimës, ndërsa Fatos Cenaj u bë shënjestra më e lehtë për t’u goditur.

‘Fatos ishte viktima sakrifikuese më e lehtë dhe më e arritshme’, u shpreh prokurorja gjatë seancës.

Ajo përmendi edhe një përgjim të kryer pas krimit, ku Violetto dyshohet t’i ketë thënë partneres së tij: ‘Kështu trëndafilat do të vuajnë edhe pak’, duke iu referuar, sipas akuzës, dhimbjes së vajzës së Cenajt dhe mbesave të tij pas humbjes së familjarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 qershor 2025. Fatos Cenaj, ish-punonjës i burgjeve në Shqipëri, u qëllua me armë zjarri në kokë, teksa lëvizte me biçikletë në një rrugë në Fontaniva, i cili ndërroi jetë në spital pas tre ditësh në gjendje të rëndë.

Moreno Violetto, i cili ka pranuar pjesërisht autorësinë e krimit, ndërsa prokuroria ka kërkuar 24 vite burg, duke marrë në konsideratë edhe rrethanat lehtësuese.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.