Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

U gjobit pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 120 mijë euro për 17-vjeçarin jetim

P
Piranjat10 November 2026, 17:28 · 2 min lexim
U gjobit pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 120 mijë

Historia e 17-vjeçarit Erind Goçlari, i cili u gjobit me 5 milionë lekë të vjetra pas protestës së 7 nëntorit në Tiranë, ka prekur shumë qytetarë. Pas publikimit të kushteve të vështira ekonomike në të cilat jeton, dhjetëra mijëra euro janë mbledhur në ndihmë të tij dhe familjes.

Erindi jeton së bashku me babanë, motrën dhe vëllanë. Nëna e tij ka ndërruar jetë, ndërsa familja përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Sipas rrëfimit të 17-vjeçarit, të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e përditshme, ndërsa babai nuk ka mundësi të punojë.

Rasti u bë publik pasi i mituri tregoi se ishte gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kundër Ramës.

Ai deklaroi se nuk kishte mundësi ta paguante këtë shumë dhe se familja e tij mezi përballonte jetesën.Pas publikimit të historisë, për Erindin u hap një fushatë në platformën GoFundMe, me qëllim mbledhjen e parave për ndërtimin e një shtëpie të re për të dhe familjen e tij.

Fushata mori një mbështetje të madhe brenda pak orësh. Fillimisht objektivi ishte mbledhja e 101 mijë eurove, por kontributet e qytetarëve e tejkaluan këtë shumë, duke arritur në mbi 120 mijë euro.

Mbështetja e qytetarëve vjen në një kohë kur 17-vjeçari dhe familja e tij përballen jo vetëm me vështirësitë ekonomike, por edhe me pasojat e gjobës së vendosur pas protestës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.