Java nis me tensione, Meri Shehu paralajmëron disa shenja: Përballje, debate dhe pasiguri

Java e re nuk duket se do të jetë aspak e qetë në planin astrologjik. Astrologia Meri Shehu ka komentuar lëvizjet e planetëve dhe ndikimin e tyre te 12 shenjat e zodiakut, duke paralajmëruar ditë me tensione, përballje dhe vendime të rëndësishme.
Sipas saj, hyrja e Marsit në Luan dhe përballja e tij me Plutonin në Ujor krijojnë një atmosferë të ngarkuar, veçanërisht për Luanët, Ujorët, Akrepët dhe Demët. Ndërkohë, kalimi i Mërkurit në Akrep sjell komunikim më të thellë, vendime më të prera dhe më shumë dyshime.
“Ditët e para do të kemi përballje. Marsi në Luan bëhet gati të përballet me Plutonin në Ujor dhe kjo është një përballje që mban shumë tension. Kështu që kujdes, Ujor, Luan, Akrep, Dem, sepse do të keni përballje”, u shpreh Meri Shehu.
Por si do të jetë java për secilën shenjë?
Dashi
Marsi në Luan u jep Dashëve energji dhe dëshirë për të çuar deri në fund një plan apo projekt krijues. Megjithatë, këmbëngulja mund t’i çojë edhe drejt përplasjeve apo vendimeve të rrezikshme. Sipas Shehut, çështjet ekonomike kërkojnë më shumë kujdes, ndërsa në jetën personale mund të rikthehen disa situata të së kaluarës.
Demi
Kjo nuk duket si java më e lehtë për Demët. Tensionet familjare, debatet dhe paqartësitë mund të shtohen, ndërsa në bashkëpunime mund të shfaqen dyshime, xhelozi apo nevoja për sqarime. Këshilla e astrologes është të tregohen veçanërisht të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët.
Binjakët
Kalimi i Mërkurit në Akrep mund të sjellë pasiguri në punë, bashkëpunime dhe projekte. Edhe çështjet ligjore, udhëtimet apo komunikimi me jashtë mund të kërkojnë më shumë vëmendje. Edhe marrëdhëniet me njerëzit e afërt mund të shoqërohen me tensione.
Gaforrja
Pas një periudhe të lodhshme me Marsin në shenjën e tyre, Gaforret përjetojnë një lloj lehtësimi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se sfidat përfundojnë. Ekonomia, projektet personale dhe disa diskutime të vështira do të kërkojnë kujdes, sidomos në ditët e para të javës.
Luani
Marsi në shenjën e Luanit i bën edhe më këmbëngulës për të realizuar atë që kanë në mendje. Dëshira për të vendosur vetë dhe për të pasur kontroll mbi situatat do të jetë e fortë. Por përballja me Plutonin në Ujor mund të sjellë tensione, veçanërisht në bashkëpunime.
Virgjëresha
Virgjëreshat mund të ndihen të pakënaqura dhe të pasigurta për drejtimin që po marrin disa prej planeve të tyre. Sipas Meri Shehut, mund të shfaqen kundërshtime, madje edhe nga persona që i kanë konsideruar aleatë. Prapaskenat dhe tensioni psikologjik mund të shtohen, ndaj astrologia këshillon më shumë kujdes.
Peshorja
Jeta sentimentale dhe marrëdhëniet vazhdojnë të jenë në fokus për Peshoret. Komunikimi dhe jeta sociale kanë marrë një shtysë, por çështjet ekonomike mund të krijojnë konfuzion. Dielli në shenjën e tyre u jep një ndikim pozitiv, megjithatë duhet të përpiqen të ruajnë ekuilibrin në marrëdhëniet me të tjerët.
Akrepi
Akrepat marrin vlerësimin më të lartë të javës. Afërdita në shenjën e tyre u jep mundësinë të rishikojnë marrëdhënie, projekte dhe çështje ekonomike. Mund të ketë mundësi për të korrigjuar gabime të së kaluarës, por karriera mbetet një fushë ku mund të ketë përballje të forta. Kujdes edhe me mënyrën e komunikimit.
Shigjetari
Shigjetarët mund të ndihen më të pasigurt se zakonisht. Çështjet ekonomike dhe personale mund t’u shkaktojnë shqetësime, ndërsa disa situata të fshehta mund të dalin në pah. Atmosfera konfliktuale mund t’i bëjë të ndihen të provokuar ose të zhgënjyer nga persona të caktuar.
Bricjapi
Java sjell diskutime të vështira për Bricjapët, sidomos në familje dhe në ambientin e punës. Disa zhgënjime mund të dalin në sipërfaqe, ndërsa marrëdhëniet me të afërmit kërkojnë më shumë durim. Edhe projektet dhe angazhimet e përditshme mund të shoqërohen me tension.
Ujori
Ujorët përballen me një javë intensive, sidomos në fushën e bashkëpunimeve. Përballja e Marsit me Plutonin në shenjën e tyre mund të sjellë situata të papritura, paqartësi ose edhe një përgjigje negative në një projekt. Nga ana tjetër, disa çështje të vjetra ekonomike apo të bashkëjetesës mund të rikthehen për t’u zgjidhur.
Peshqit
Peshqit duket se kanë marrë më shumë përgjegjësi nga sa mund të përballojnë dhe kjo mund t’i lodhë. Puna mund të sjellë nervozizëm, tension dhe dëshirë për të hequr dorë nga disa situata. Megjithatë, Afërdita në Akrep mund të ndihmojë në zhbllokimin e çështjeve të vjetra, përfshirë situata ligjore, financiare apo personale.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Sipas profecisë së Baba Vangës, këto dy shenja të zodiakut presin fitime të mëdha në fund të 2026-ës

Ku ishte Kopshti i Edenit? Harta e shekullit të 16-të “tregon” vendndodhjen e mundshme të Parajsës biblike

Ja çfarë duhet të dini për kujdesin e lëkurës gjatë dushit

Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat që presin 12 shenjat e zodiakut gjatë ditës së sotme

Sekreti për një gjumë më të mirë mund të jenë…?




