Sulmuesi i ri, Esposito, barazon dhe kalon disa nga legjendat e Italisë
Pas dygolëshit vendimtar në fitoren historike 3-1 të Italisë ndaj Francës në San Siro, 21-vjecari Francesco Pio Esposito ka arritur kuotën e 9 golave në vetëm 14 paraqitje me kombëtaren, duke barazuar dhe kaluar disa prej figurave më legjendare të futbollit italian në një moshë kaq të re
Pas dygolëshit vendimtar në fitoren historike 3-1 të Italisë ndaj Francës në San Siro, 21-vjecari Francesco Pio Esposito ka arritur kuotën e 9 golave në vetëm 14 paraqitje me kombëtaren, duke barazuar dhe kaluar disa prej figurave më legjendare të futbollit italian në një moshë kaq të re.
Ndërkaq, Esposito barazon Francesco Tottin. Esposito ka arritur tashmë 9 gola me fanellën e Italisë në vetëm 14 ndeshje. Për të arritur të njëjtën kuotë golash, legjendës së Romës iu deshën 58 paraqitje, plot 44 ndeshje më shumë se sulmuesi i ri.
Gjithashtu ai ka kapur një rekord historik në 14 ndeshjet e para. Ai është bërë lojtari i parë në historinë e kombëtares italiane që shënon të paktën 9 gola në 14 paraqitjet e tij të para me ekipin e parë.
Gjithashtu ka kaluar Christian Vierin. Me këtë ritëm dhe shifër golash në këtë moshë, ai ka lënë pas edhe emra të mëdhenj të sulmit italian si ish-sulmuesin e Interit.
Gjithashtu, Esposito tashmë është shumë afër legjendës Giuseppe Meazzës. Për nga numri i golave të shënuar nën moshën 22-vjeçare, ai renditet i dyti në histori, duke mbetur pas vetëm mitit Giuseppe Meazza, i cili kishte realizuar 11 gola në atë moshë. /ORANEWS
Lexo edhe
SPORT
Real Madridi nuk heq dorë nga Olise, Perez përgatit goditjen e madhe për verën e vitit 2027

Shënoi një gol magjik ndaj Finlandës, Trabzonspor feston për Ernest Muçin

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Spanja siguron çerekfinalet, Anglia fiton me vështirësi, gjithçka vendoset në duelin direkt

Nga ylli i Portos te varësia nga dr*ga, Mario Jardel rrëfen periudhën më të errët të jetës





