Pas 13 vitesh në Paris, PSG nis bisedimet për rinovimin e Marquinhos
Paris Saint-Germain nuk dëshiron të ndahet nga Marquinhos

Paris Saint-Germain nuk dëshiron të ndahet nga Marquinhos. Pas 13 vitesh në kryeqytetin francez, mbrojtësi brazilian mbetet një nga shtyllat e skuadrës dhe një lider i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës.
Edhe pse kontrata aktuale e kapitenit përfundon në vitin 2028, drejtuesit e PSG-së kanë nisur të mendojnë për një zgjatje të saj. Sipas “Le Parisien”, kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit janë zhvilluar gjatë javëve të fundit për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje të re.
Bisedimet janë ende në fazat fillestare dhe nuk ka nxitim për të arritur një akord. Klubi vlerëson kontributin dhe lidershipin e brazilianit, por mosha e tij do të jetë një faktor që do të merret në konsideratë gjatë negociatave.
Mesazhi i PSG-së është i qartë: Marquinhos vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të Luis Enriques dhe parizienët dëshirojnë ta mbajnë kapitenin e tyre edhe përtej kontratës aktuale.
Lexo edhe
SPORTMilan, kapiteni e Liverpulit, objektiv për merkaton e verës
Kapiteni i Izraelit: Kosova, ekip i shkëlqyer, na pret një ndeshje e vështirë
Sulmuesi i ri, Esposito, barazon dhe kalon disa nga legjendat e Italisë

Real Madridi nuk heq dorë nga Olise, Perez përgatit goditjen e madhe për verën e vitit 2027

Shënoi një gol magjik ndaj Finlandës, Trabzonspor feston për Ernest Muçin

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë





