Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
KOSOVA

Ligji për Specialen/ PDK kërkon rrëzimin e vetos së presidentes! LVV kërkon ligj të ri

Në mbledhjen e radhës së Komisionit për Legjislacion, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, ka kërkuar që

P
Piranjat12 November 2026, 11:32 · 2 min lexim
Ligji për Specialen/ PDK kërkon rrëzimin e vetos së

Në mbledhjen e radhës së Komisionit për Legjislacion, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, ka kërkuar që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula për Ligjin për Gjykatën Speciale dhe ligji pastaj të hyjë në fuqi automatikisht.

Ajo ka bërë thirrje në Komisionin për Legjislacion që të votohet që ligji të procedohet në Kuvend.

Deliu-Kodra ka thënë se ka pasur interpretime të ndryshme rreth Rregullores së Kuvendit, pasi PDK-ja ka konsideruar se amendamentimi i ligjit është i mundur në këtë fazë, ndërsa LVV ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk lejohet.

“Prandaj, sot jemi në situatën që duhet ta procedojmë ligjin për miratim në Kuvend, në formën siç është. Pastaj do të nisim një proces të ri të amendamentimit të ligjit, bashkë me deputetët”, deklaroi ajo.

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë për një nismë të re ligjore. Por ka shtuar se do t’ia lënë Kuvendit në dorë për të vendosur.

“Sponzorisuesi vetë e ka iniciuar Ligjin, është pikërisht sponzorizuesi që vetë ka kërkuar kthimin e Ligjit nga presidentja me arsyetimet e përgjithshme dhe natyrisht është në dorën e sponzorizuesit për t’i dhënë epilog të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm.

Ne jemi në një rrethanë të tillë për ligjbërje të re, për ligj të ri, duke i dhënë besimin sponzorizuesit se ka identifikuar defekte në Ligj. Ne nuk jemi sot për të votuar të njëjtin marrë parasysh shqetësimet që i ka dhënë vetë sponsorizuesi. Jemi për një nismë të re ligjore”, ka thënë ai.

Aleanca në anën tjetër, sipas Besnik Tahirit, do ta mbështesë procedimin për rivotimin e Ligjit për Specialen, ashtu siç po kërkon PDK.

Ai tha se Aleanca kërkonë që menjëherë pas miratimit të nisë procesi i amendamentimit të ligjit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.