Berisha: McGonigal përfaqëson korrupsionin transnacional. Nuk është më pak McGonigal as Mogherini dhe të tjerë
Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit 'McGonigal-Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë', me autor Alfred Lelën. ‘McGonigal nuk është...

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit 'McGonigal-Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë', me autor Alfred Lelën.
‘McGonigal nuk është një individ, ai përfaqëson korrupsionin transnacional’. ‘Nuk është më pak McGonigal as Federica Mogherini dhe të tjerë’, tha kreu demokrat
Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje!
Së pari, dua të përgëzoj Alfred Lelën për librin që botoi, guximin që tregoi të transkriptojë në libër njërin nga problemet madhore të kohës, problem nga i cili shqiptarët sot paguajnë çmimin më të lartë, korrupsionin dhe korrupsionin transnacional.
Siç është e zakonshme që shkrimtarët i tërheqin gjithnjë më shumë historitë e spiunëve dhe të grave, dhe ky libër e ka këtë element brenda.
Por e vërteta është se McGonigali nuk është një individ.
McGonigal është përfaqësues i zyrtarëve të atij niveli, shumë më të lartë se të atij niveli, të niveleve më të larta të ekzekutivit, të ish-ëve më të lartë të ekzekutivit, të diplomatëve, bashkëshorteve, bashkëshortëve të tyre.
Për të qenë më konkret, nuk është më pak McGonigal Frederica Mogherini.
Dhe ky është vetëm një emër që unë dhashë.
Nuk është më pak McGonigal ata që ndanë paratë me Krifcën dhe bllokojnë hetimin e IPARD dhe lënë fermerët shqiptarë pa 140 milionë euro.
Nuk është më pak McGonigal ata që firmosin marrëveshje dhe shkojnë e marrin rroga nga ata sipërmarrje që u sigurojnë marrëveshjet.
Nuk është më pak McGonigal ata që kthehen në Shqipëri si klientelë e Edi Ramës apo i krijojnë atij audienca në forume dhe tribuna të ndryshme, në një kohë kur ai përfaqëson modelin më të shëmtuar të narkodiktatorit sot në Evropë dhe më gjerë.
Por McGonigal ka një specifikë, drejtësia amerikane ka vepruar.
Drejtësia amerikane e ka dënuar atë për veprimet që ai ka kryer në Shqipëri dhe me dosje të veçante.
Dosja e Uashingtonit e këtij agjenti special është dosja shqiptare.
Dosja e Nju Jorkut është dosja Deripaska apo ruse.
Lexo edhe
POLITIKE
“Ata që duhet të ikin, rrinë”/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë!

Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rritje pagash për zjarrfikësit dh...

Kallëzimi për Irena Gjokën, Malltezi: Të gjithë institucionet e shtetit u vendosen për të mbrojtur një delinkuente

Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin





