“Lubia kishte hapur zyrë në SPAK”/ Berisha: Rama 60% aksioner në dosjen Balluku
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga Prokuroria e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” hodhi akuza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga Prokuroria e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish zëvendëses së tij, Belinda Balluku.
Sipas tij, “lubi Balluku kishte hapur zyrë në SPAK”, ndërsa tha se në dosjen e saj, “60 % është aksioner Edi Rama”.
Berisha teksa foli për krimin elektoral deklaroi se “Sara Mila duhet të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në burg”.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për shkeljet zgjedhore.
“Denoncoj me forcën më të madhe mbrojtjen që i bëjnë krimit monstruoz elektoral në një akt armiqësor ndaj pluralizmit politik, votës së lirë të shqiptarëve. Për këtë zyrë avokatie të krimit elektoral, krimi elektoral i PS nuk ekziston. Sipas tyre, raportet ndërkombëtare, të cilat faktojnë se në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe ligjet ndërkombëtare, Edvin Kristaq Rama organizoi 4530 aktivitete paraelektorale të ndaluara me ligj për të ndikuar tek zgjedhësit.
Sipas tyre, Sara Mile është përgjegjëse se ka kërkuar dy dhe trefishimin në fshatrat e Peqinit apo se ka futur bandat për të rrahur kryebashkiakët e atyre zonave dhe absolutisht është përgjegjëse. Ajo është një kriminele elektorale.
Por super, superkriminel është Edi Rama, me të cilin këta jo që nuk merren, por e mbrojnë sepse Edi Rama shpërndau në mesin e fushatës elektorale 100 euro për 760 mijë zgjedhës në dhunim të ligjeve. Sara urdhëroi drejtoreshën e ndihmës sociale në Peqin të trefishojë ndihmat, se i duheshin për vota, çka automatikisht duhet të dorëzojë mandatin dhe të shkojë aty ku e meriton. Kurse Rama për 760 milionë dhuratë në mes të fushatës nuk thirret asnjëherë. Edi Rama është kriminel dhe përgjegjës para ligjit sepse ditën e zgjedhjeve i dhuroi kompanisë private të Giro d’Italia 7 milionë euro se erdhën për të zhvilluar ciklin çiklistik në mbështetje të Padrinos së Shqipërisë. Edi Rama është kryekriminel elektoral sepse vetëm dy ditë para zgjedhjeve amnistoi 2 miliard e 100 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit me një impakt tek 210 mijë familje dhe 84 mijë biznese.
Edi Rama është kryekrimineli i zgjedhjeve sepse në fushatë elektorale dekretoi dhënien e 138 licencave për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikonte ligji. Edi Rama është kryekrimineli elektoral dhe armiku numër 1 i pluralizmit që mbrohet nga kjo organizatë e PS, de facto zyrë avokatie e Edi Ramës sepse mobilizoi të gjitha kartelet e drogës në Shqipëri dhe jashtë saj për blerjen e votave. Edi Rama është kryekrimineli elektoral i amnistuar nga kjo organizatë e partisë së krimit sepse mobilizoi si terrorist politik me mijëra e mijëra patronazhistë për grabitjen dhe plaçkitjen e votës”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha komentoi edhe Asamblene e PS, duke e quajtur ata si “asamble te krimit”.
“Ju e ndoqët asamblenë e partisë së krimit. Në asamble fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj padrionos, nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që e akuzonin kreun sic e akuzonin asamblistët, jo se janë të ndershëm se ata janë kriminele që kanë vjedhur shqiptaret, por se tani njeriu që i kishte zotuar për mbrojtje i kishte korruptuar po shkon atje ku e meriton”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
“Sara Mila, kriminele elektorale! Të dorëzojë mandatin”/ Berisha: Urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Në Budapest paratë gjenden në pyje, ndërsa në Tiranë korrupsioni mbetet pa ndëshkim

VIDEO/ Peleshi shpik televizionin parlamentar. 500 mijë euro për të dëgjuar ata që flasin gjithë ditën

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë





