Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat! Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta...
POLITIKE

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

P
Piranjat16 November 2026, 08:28 · 3 min lexim
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Nuk dihet pse tani. E kuptoi pafuqinë e tij, ka bërë ndonjë pakt/pazar tjetër me Edi Ramën apo asnjëherë nuk e ka pasur me gjithë mend. 

Përveç kundërshtimit të përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Asambleja e Partisë Socialiste, Erion Braçe bëri edhe hapa prapa nga dëshira e tij për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë.

Siç mëson Lapsi.al mes 3 pikave për të cilat Braçe foli në asamble, ishte dhe njoftimi se ai nuk do më të kandidojë për Tiranën. 

Nuk dihet çfarë e ka shtyrë të marrë këtë kthesë ndërsa vetëm pak muaj më parë përbetohej rrugëve të Tiranës e nëpër studio televizive se do t’i shkonte deri në fund betejës për të qenë ai i përzgjedhuri i socialistëve në zgjedhjet e 9 majit.

“Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është! Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!”, përbetohej Braçe në gusht të këtij viti. 

Por me sa duket bashkë me vapën e gushtit avulloi edhe ambicia e tij për t’u bërë kryetar bashkie në kryeqytet. Nuk dihet pse tani. E kuptoi pafuqinë e tij, ka bërë ndonjë pakt/pazar tjetër me Edi Ramën apo asnjëherë nuk e ka pasur me gjithë mend. 

Jo për gjë, por Braçe i ka dhënë shpesh provat se në shumë raste bën sikur. Edhe opozitarizmin ndaj qeverisë e ka më shumë mit sesa të vërtetë.

Para votimit të ndarjes së re territoriale sajoi gjithë atë zhurmë e për pak sa nuk derdhi lotë jashtë parlamentit. Tentoi të na mallëngjente me sëkëlldinë e madhe që e kishte gjetur në këto 30 vite në politikë. 

Por në finale, u mbars mali dhe polli një mi. Erion Braçe u vu në rresht dhe votoi me një këmbë hartën e re territoriale. Thënë këto, ai dhe koherenca në qëndrime s’kanë asnjë pikë ku puqen.

Të kuptohemi, jo se duam të bëhet Brace kryetar bashkie me patjetër. Por meqë e shpalli vetë se donte të punonte si kryetar bashkie dhe do t’i shkonte deri në fund betejës, në 3 dekada politikë njeriu e bën të paktën një betejë reale në jetën e tij. Qoftë edhe me koston që mund të kesh fatin e Elisës./Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.