Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh...
POLITIKE

Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat!

Analisti Fatos Lubonja kërkon bashkimin e të gjitha forcave opozitare dhe grupimeve të protestës për krijimin e një qeverie teknike

P
Piranjat26 November 2026, 22:02 · 3 min lexim
Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të

Analisti Fatos Lubonja kërkon bashkimin e të gjitha forcave opozitare dhe grupimeve të protestës për krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja.

I ftuar në “Prime News24”, Lubonja propozoi krijimin e një këshilli përfaqësues ku të përfshihen të gjitha forcat, nga PD-ja te grupimet e reja dhe protestuesit. Sipas tij, bashkimi duhet të nisë nga një marrëveshje për kriteret dhe programin, përpara se të zgjidhet kandidati.

Ai theksoi se asnjë parti nuk duhet të këmbëngulë te kandidati i saj, nëse gjendet një emër që pranohet nga të gjithë.

“Formula ime nuk është një njeri për bashkimin e të gjithëve, por është një këshill bashkiak. Për të hequr edhe idenë që do të dalë një person ideal, por të jetë një këshill bashkiak. Ky është edhe një mundësi shumë më e mirë për t’i bashkuar të gjithë këta që përmenda, nga PD-ja gjer te protesta”, u shpreh Lubonja.

I pyetur nëse do të pranonte të ishte vetë kandidat, analisti e refuzoi këtë mundësi.

“Nëse më fusin për të thënë ‘e fusim këtë se na duhet’, them jo. Unë kam dhe kufizimet e mia. Duhet një i ri atje, të ketë besimin e këtyre grupimeve. Ka njerëz që e kanë atje. Ideja ime është prapë, jo te njeriu. Duhen diskutuar kriteret”, u përgjigj ai.

Lubonja kritikoi gjithashtu përpjekjet për krijimin e partive të reja përmes protestave, duke thënë se interesat personale po pengojnë bashkimin.

Ai theksoi se qëllimi i këtij fronti nuk duhet të jetë marrja e pushtetit, por krijimi i një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të reja.

“Kur mendohet për një bashkim të të gjitha këtyre forcave opozitare, jo për të qeverisur për një kohë të gjatë, por për të nxjerrë një qeveri teknike, për të pastruar kapjet e bandës që të krijojë kushtet për zgjedhjet e reja, këtë gjë nuk e shoh. Është në embrion energji, protagonizma që nuk dinë të bashkohen”, tha analisti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.